Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, vijon takimet organizative për fushatën elektorale të pranverës. Së fundi ai ka zhvilluar një takimin në Orikum.
“Me strukturat e PS në Orikum. Kemi ndezur motorët e fushatës elektorale dhe do të energjizojmë çdo ditë të mbetur deri më 11 maj, do t’i dëgjojmë të gjithë e do të flasim me këdo për projektin tonë #Shqipëria2030 Vota e diasporës është një sfidë e madhe dhe një mundësi e shkëlqyer për të thelluar fitoren tonë e për të vijuar së bashku punët për transformimin e mëtejshëm të Vlorës dhe Shqipërisë. #PS2030 për #Shqipërinë2030”, shkruan Çuçi në Facebook.