• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi me votues për herë të parë në Vlorë: Mos e çoni votën dëm! Të rinj nga PD-ja iu bashkuan PS-së sepse kuptuan fuqinë transformuese

16/04/2025
Çuçi me votues për herë të parë në Vlorë: Mos e çoni votën dëm! Të rinj nga PD-ja iu bashkuan PS-së sepse kuptuan fuqinë transformuese

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, bashkë me kandidatet për deputete Zamira Sinaj e Mjaftesa Sulaj, zhvilluan një takim me disa të rinj në Vlorë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë bisedës, Çuçi theksoi rëndësinë e që ka vota për të rinjtë dhe pse ajo nuk duhet të shpërdorohet në drejtim të gabuar.

“Përgjegjësia jonë është që ne duhet ta ndajmë me ju sidomos me ju që jeni votues për herë të parë atë që ne kemi bërë për Vlorën në përgjithësi e pastaj për Shqipërinë, që vota juaj të mos shkojë dëm, të mos shkojë për të kaluarën dhe kthimin mbrapsht, por të jetë një fuqi e shtuar për të ecur përpara dhe për ta vazhduar këtë transformim. Me ju duhet të ndajmë të ardhmen, duhet të ndajmë vizionin dhe domosdoshmërinë që ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur. Vota ka shumë rëndësi në këtë moment”, tha Çuçi.

Në vijim të diskutimit ai solli shembullin e një grupi të rinjsh që më parë ishin në Partinë Demokratike dhe së fundi zgjodhën të mbështesin Partisë Socialiste duke parë transformimin që i është bërë Vlorës dhe punëve që flasin vetë.

“Një grup të rinjsh të Partisë Demokratike që kanë qenë flakë në 2021 për PD-në, që ngritën gjithë peshën dhe entuziazmin e fushatës, si bllok erdhën sivjet dhe thanë ne jemi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Pse? I gënjyem? Fare! As nuk i njihja unë. Unë i kam takuar për herë të parë kur ata e kishin marrë vendimin që do të vinin dhe e kërkuan ata që të takoheshim. Pse? Sepse janë koshientë pikërisht me këtë që unë thashë, me forcën transformuese të Partisë Socialiste për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë”, deklaroi Çuçi.

Drejtuesi politik i PS-së kërkoi angazhim në politikë të të rinjve jo detyrimisht për t’u bërë politikanë apo për të pasur funksione, por për të kontribuar për shoqërinë. Duke sjell shembullin e zgjedhjeve të vitit 2011 në Tiranë kur Edi Rama fitoi me 10 vota diferencë, Çuçi theksoi rëndësinë e çdo vote edhe në garën e 11 majit.

“Edhe po nuk u morët ju me politikë, do të merret politika me ju. Kjo është e sigurt! Të merresh me politike nuk do të thotë të jesh patjetër një anëtar partie apo të jesh patjetër funksionar. Të merresh me politikë është detyrimi si qytetar që ke ndaj shoqërisë dhe çdo ditë të bësh ndonjë gjë të vogël për shoqërinë. Ky detyrim fillon te vota. Nuk duhet neglizhuar asnjë votë. Edhe kur të vijmë këtu si Parti Socialiste t’ju kërkojmë votën pas 8 vitesh dhe nëse e kemi mbushur kupën, ju duhet të dini të votoni edhe kundër nesh. Por ama mos e leni votën, mos rrini indiferentë. Vota është fuqi. Ne kemi shembull të gjallë në Shqipëri. 10 vota në 700 mijë vota bënë diferencën. Sikur të kishin fjetur gjumë, të kishin shkuar në plazh dy familje atë ditë, nuk do të ishte rezultati ai, do të ishte në të kundërt”, deklaroi Çuçi.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al