• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi pyetet për foton e Alket Hysenit me policat: Nuk e di që Saranda të ketë 5 shefa policie. Nga unë s’do të shihni kurrë demonstrime të tilla

19/01/2021
Çuçi pyetet për foton e Alket Hysenit me policat: Nuk e di që Saranda të ketë 5 shefa policie. Nga unë s’do të shihni kurrë demonstrime të tilla

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte sonte në mbrëmje në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Ai u pyet edhe për rolin si drejtues politik i PS në Gjirokastër.

Si e ndani veten nga ai që mund të quhet konflikt interesi, që kur shkoni në Gjirokastër paradite takoni policinë, pasdite takoni partinë?- e pyeti Dervishi duke i sjell në vëmendje një fotografi të postuar nga deputeti socialist i Sarandës, Alket Hyseni. Gazetari i tha Çuçit se deputeti i PS-së ishte në foto me 5 shefa policie.

“Saranda kaq shumë shefa policie paska? Nuk e di, do shikoj strukturën nesër që ta shkurtoj se pesë janë shumë. Mund të kërkoni nëpër arkiva dhe ju siguroj që nuk do të gjeni një foto timen me policinë, as kur kam qenë deputet. Sigurisht që unë drejtorin e policisë Gjirokastër, të Shkodrës, të Tiranës apo drejtorin e përgjithshëm do e thërras në zyrë, do i kërkoj llogari për punën. Por demonstrime të tilla, që të shihni Ministrin e Brendshëm me drejtora policie, nuk do të keni”, tha Çuçi.

Lidhur me foton e postuar nga Alket Hyseni pati edhe një denoncim në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

©argjiroja.net

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al