• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi: Vlora është shembull i transformimit. Kemi të gjitha kushtet që PS të fitojë 9 mandate

08/04/2025
Çuçi: Vlora është shembull i transformimit. Kemi të gjitha kushtet që PS të fitojë 9 mandate

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të PS-së në Rajonin 4 të Vlorës, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Evis Allushi dhe Endri Hyseni. Gjatë fjalës së tij Çuçi evidentoi edhe njëherë transformimin e madh që ka pësuar Vlora gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, duke përmendur disa investime të mëdha infrastrukturore që janë bërë e deri te aeroporti ndërkombëtar i cili është drejt përfundimit apo projektet e dy marinave.

“Shembulli më i madh i transformimit në Shqipëri është Vlora. Vlora e para 12 viteve nuk ka të ngjarë fare me Vlorën që jemi sot në çdo aspekt që ta marrim. Kjo krenari duhet të na shoqërojë në zgjedhjet e 11 majit. Lungomare do të bëhet shumë shpejt lungomare më e gjatë në Mesdhe. Vlora do të bëhet me dy marina të jashtëzakonshme të kalibrit europian dhe me aeroport ndërkombëtar”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij Çuçi foli për integrimin europian të Shqipërisë.

“Këtë radhë fushata nuk është thjesht për rrugën e lagjes, por është për të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtë radhë ne do t’i premtojmë shqiptarëve ëndrrën shekullore, futjen në Bashkimin Europian. Shqipëria do të jetë një vend anëtar i BE-së me të drejta të plota”, deklaroi Çuçi.

Duke vlerësuar listën e kandidatëve për deputetë si shumë përfaqësuese, Çuçi kërkoi që së pari të fokusohemi te numri 5 dhe Partia Socialiste e pastaj të kalohet te preferencat personale.

Në këto zgjedhje theksoi Çuçi, Partia Socialiste ka mundësinë historike të marrë 9 mandate deputetësh në qarkun Vlorë.

“Janë të gjitha kushtet që ne të shkojmë 9 mandate në Vlorë. Është ajo që ne kemi bërë për Vlorën dhe Shqipërinë, që Edi Rama ka bërë për Vlorën dhe Shqipërinë. Është oferta që iu japim ne shqiptarëve edhe Vlorës për 2030 që është Bashkimi Europian. Është situata ku ndodhet opozita. Janë të gjitha rrethanat për 9 mandate në Vlorë”, deklaroi Çuçi.

Related Posts

Sekreti ushqimor për të mbajtur zemrën të shëndetshme
Lajme

Sekreti ushqimor për të mbajtur zemrën të shëndetshme

09/03/2026
557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane
Kryesore

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

09/03/2026
S’ka konsensus për Ballukun në Kuvend, vendimi final në dorë të deputetëve më 5 mars
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PS shpall sot qëndrimin për kërkesën e SPAK

09/03/2026
Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

08/03/2026
I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës
Kryesore

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

08/03/2026
Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar
Kryesore

Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

08/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jam në formën më të mirë të jetës”, Vinicius jr kërcënon Man.City: Na duhet njw ndeshje perfekte

“Jam në formën më të mirë të jetës”, Vinicius jr kërcënon Man.City: Na duhet njw ndeshje perfekte

09/03/2026
Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al