• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çudira nga Gjirokastra! Të gjithë u mbyllën gjatë pandemisë, por çfarë ndodhi në qytetin që njihet për ‘shpirtin e kursimit’

12/07/2021
Çmenduria e 1997: Si e bashkuan fshatarët e Gjirokastrës, Shqipërinë me Greqinë

Një vit më parë Qendra Historike e Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO u zbraz nga turistët vendas dhe të huaj prej situatës së pandemisë së koronavirusit. Bizneset e vogla turistike u mbyllën dhe shumica e hoteleve dhe bujtinave të vogla në qytet nuk punonin, pasi turistët i anulluan rezervimet.
Por hotel “Kodra” ishte ndër të vetmit hotele që punoi pasi një ekip i oficerëve të policisë së rojës europianë të kufijve, FRONTEX kryente shërbimin në kufirin shqiptaro – grek në Kakavijë dhe qëndronte në Gjirokastër.

Pronari i dy hoteleve tashmë, Hysen Kodra thotë se e shfrytëzoi këtë mundësi me të ardhurat që u krijuan dhe realizoi kthimin eshtëpisë 200 vjeçare të familjes në një hotel të ri.

“Në kohën e pandemisë që të gjitha bizneset u mbyllën unë isha i vetmi hotel i hapur sepse kisha disa oficerë policie të huaj çekë dhe me të ardhurat e tyre restaurova shtëpinë dhe e ktheva në bujtinë”, thotë ai.

Hyseni thotë se i vendosi emrin hotelit të ri “Praga” pikërisht prej oficerëve çekë që qëndruan në atë periudhë dhe i mundësuan kthimin e shtëpissë së vjetër të familjes në një hotel që ishte një ëndërr e tij. Hyseni thotë se gjatë pandemisë krahas fjetjes ofronte edhe ushqim për 10 oficerët e FRONTEX pasi në atë periudhë ishte i vështirë sigurimi i shërbimeve nga bllokimi lëvizjes. Ai përfitoi edhe një leje të qarkullonte gjatë asaj periudhe pasi duhet të siguronte ushqimet dhe furnizimin e hotelit për këtë trupë të vogël policore.

Prindërit, thotë Hyseni ishin të dy rrobaqepës dhe me mundim e mbajtën shtëpinë 200 vjeçare e cila 100 vjet më parë kishte njohur një restaurim ku stili ndërtimor i periudhës otomane ishte ndikuar edhe nga stili francez.

“Është shtëpi e ndërtuar në 1826 .Ka qenë shtëpi e Abedin Hoxhës , e periudhës otomane me piktura murale dhe me shumë elementë. Para 100 vjetësh u restaurua me stil francez. Quhet shtëpi otomane marsejiane. Dhoma ku po flasim është 80% origjinale dhe janë ruajtur elementët e vjetër”, thotë ai.

Hyseni thotë se krahas ruajtjes së elementëve ndërtimorë të shtëpisë ka ruajtur edhe objekte dhe libra të vjetër që vijnë që nga periudha otomane dhe më vonë.

Gjirokastra ndonëse një qytet i vogël me ndërtime karakteristike të periduhës otomane falë shkëmbimeve tregëtare dhe kulturore në periudhën e rreth 100 viteve më parë ka njohur edhe ndikime si nga stili francez dhe ai italian në disa prej ndërtimeve.

Arnoldo Mazeti thotë se ka ardhur nga Tirana dhe e ka gjetur hotelin në internet. Ai thotë se është tejet i kënaqur pasi ndryshe nga shumë të rinj që pëlqejnë bregdetin kërkon t`i kalojë pushimet në vende të trashëgimisë kulturore.

“Tek hoteli më pëlqeu bujaria. Thonë se gjirokastritët janë pak kopracë por bujaria dhe mikpritja egzistojnë në Gjirokastër. Hoteli ishte më shumë se katër yje dhe pjesa e pishinës ishte një diferencë shume e veçantë. Bashkohet arkitektuar e vjetër me atë të re dhe bëhet një bashkëpunim shumë i veçantë. “

Pandemia e koronavirusit solli frenim të biznesit por Hyseni thotë se ka ambicie për ta zgjeruar aktivitetin e tij.

Gjirokastra, është një qytet i nxehtë në verë por mjediset e larta të shtëpive historike i bëjnë hotelet dhe bujtinat të freskëta dhe tërheqëse për vizitorët.

Hyseni thotë se është optimist se situata e pandemisë po kalon dalëngadalë dhe ai mezi pret që krahas individëve nga shumë vende që po vijnë në dy hotelet e tije dhe grupet turistike t`i rikthejnë shumë shpejt rezervimet.

Biznesi i hotelerisë ishte nga më të goditurit gjatë pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Pasojat po ndihen edhe tani pasi shumë biznese kanë probleme me sigurimin e pesonelit që ishte i trainuar por u shkëput prej mbyllje për një periudhë të gjatë të aktivitetit./ VOA

Related Posts

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Miami befason kryesuesit e Detroit, Boston bën detyrën ndaj Sacramento-s

NBA/ Miami befason kryesuesit e Detroit, Boston bën detyrën ndaj Sacramento-s

02/01/2026
Brian King Joseph padit Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna

Brian King Joseph padit Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al