Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Roskovec, ku një 69-vjeçar ka thyer “arrestin shtëpiak” duke dalë shëtitje i veshur si grua.
Ai është filmuar në rrugët e fshatit Strum teksa ishte kamufluar i veshur si grua.
Por pavarésisht përpjekjes së tij të dëshpëruar për të shijuar lirinë, ka rënë në prangat e policisë së Fierit .
69-vjeçari banues në Strum të Roskovecit ishte nën masën e sigurisë “ Arrest në shtëpi”.








