Dafina Zeqiri ka konsoliduar lidhjen me DJ Geek, pak javë pasi e bëri publike marrëdhënien romantike me të.
Këngëtarja ka treguar se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur.
Në një postim të fundit në Instagramin e Dafinës, shohim nënën e këngëtares që ka kapur për krahu Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje. Pranë tyre është Dafina që i filmon dhe motra e këngëtares.
Kjo do të thotë se tashmë lidhja e Dafinës po ecën në hapat e duhur dhe ka marrë bekimin e familjes së saj.
Pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht dashurinë që ndjen për të.