• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Daja i beson eksperiencës, Dinamo skuadra më e vjetër! Merkatoja e janarit ul vlerën e përgjithshme

05/02/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo pritej të kishte afrime të shumta në merkaton e janarit, duke nisur që nga mbrojtja e deri në sulm, megjithatë blutë u mjaftuan me dy afrime në limitet e merkatos.

Sulmuesi Mustafa dhe mesfushori Malomo kanë firmosur zyrtarisht me blutë dhe pritet të ndihmojnë jo pak skuadrën e Dajës, sidomos në shënimin e golave pasi bëhet fjalë për dy lojtarë që e njohin mirë portën. Ndërkohë, sa i përket largimeve, Dinamo vendosi që fillimisht të shiste Gasama Karambën në Turqi për 200 mijë euro ndërkohë që pak ditë më parë, lejoi që të largohej edhe mesfushori tjetër Fjoart Jonuzi.

Ky i fundit nuk pati shumë hapësira në skuadër dhe vendosi të largohej në drejtim të Kosovës për të firmosur me Drenicën. Vetëm në ditët e fundit të merkatos, Dinamo largoi edhe sulmuesin Hekuran Berisha, i cili u kthye te Dukagjini ku do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit, për të shpresuar që të ketë më shumë minuta dhe të rikthehet në formën e dikurshme. Merkatoja e janarit, ka ndryshuar edhe vlerën e klubit, ku lojtarët e larguar kushtojnë më shumë se lojtarët e afruar.

VLERAT– Dinamo shiti fillimisht Gasamën i cili ka vlerën e 250 mijë eurove megjithatë kartoni i tij u vlerësua 200 mijë euro nga klubi turk që pagoi për ta marrë në skuadër. Sakaq, 100 mijë euro ka kushtuar kartoni i Fjoart Jonuzit që u largua me parametra zero, ndërsa Hekuran Berisha që u huazua në Kosovë, kushton 350 mijë euro, aq sa të dy futbollistët së bashku. Në total, 3 futbollistët e larguar në merkaton e janarit kushtojnë 700 mijë euro dhe në arkat e Dinamos janë arkivuar vetëm 200 mijë, mgjithatë Berisha është ende pjesë e klubit pasi në verë do të rikthehet nga huazimi. Sa i përket lojtarëve të afruar, Malomo ka vlerë më lartë, vlera e të cilit arrin në 275 mijë euro, kundrejt 100 mijë eurove që kushton sulmuesi 29-vjeccar Mustafa. Për të dy lojtarët, Dinamo ka paguar në merkaton e verës ndërkohë që klubi i Bylisit ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit për Malomon, nëse mesfushori shitet sërish në të ardhmen. Vlera totale e Dinamos arrin në 5.38 milionë euro dhe renditet si skuadra e katërt më e shtrenjtë në Superiore, teksa në vendin e parë është Partizani por me një skuadër më të zgjeruar, me plot 37 lojtarë sipas “Transfermarkt”. Ndërkohë, klubi me vlerën më të ulët është Vora, vlera e së cilës arrin në 3.24 milionë euro.

MOSHA E SKUADRËS- Ilir Daja është nga ato trajnerë që është më shumë i dashuruar me eksperiencën sesa me talentet e reja dhe këtë e ka treguar në të gjitha klubet ku ka drejtuar. E jo më kot, Dinamo është aktualisht skuadra me moshën mesatare më të lartë në kampionatin shqiptar, megjithëse vlen të theksohet se mesatarja është relativisht e re, por më e vjetër se e klubeve të tjera. Kështu, nga 26 futbollistë që Dinamo ka në skuadër, mosha mesatare arrin në 27.3 vjecc dhe ndiqet nga Flamurtari me 26.8 vjeç. Skuadra me moshën më të re në kampionatin shqiptar, është Partizani. Të kuqtë kanë një mesatare 24.1 vjecc për lojtarë, nga të cilët 17 i ka të huaj kundrejt 12 të huajve që ka në skuadër Dinamo. Vlera e Dinamos në treg arrin në 5.38 milionë euro, ose e thënë ndryshe 207 mijë euro për lojtar. Merkatoja e bluve mund të konsiderohet e mbyllur dhe me shumë gjasa nuk do të ketë më afrime të tjera, edhe për faktin se merkaja është mbyllur.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kukësi vijon me afrimet, firmos me mbrojtësin
Sport

Kukësi vijon me afrimet, firmos me mbrojtësin

05/02/2026
Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!
Sport

Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!

05/02/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje
Sport

Java e 23-të “Abissnet Superiore” premton emocione, ndeshjet në program

05/02/2026
Pohls blindon portën, “gardiani” zbulimi i sezonit të Vllaznisë
Sport

Pohls blindon portën, “gardiani” zbulimi i sezonit të Vllaznisë

05/02/2026
E quanin të “papërshtatshëm”, 50 ndeshje si trajneri, Chivu fiton Inter
Sport

“Shkuam në gjysmëfinale dhe sërish kritikoni”, trajneri i Interit i acaruar në konferencë: Nuk e kuptoj…

05/02/2026
MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja
Sport

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kukësi vijon me afrimet, firmos me mbrojtësin

Kukësi vijon me afrimet, firmos me mbrojtësin

05/02/2026
Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!

Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al