Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arreste për tre drejtues të lartë të Polisë së Shtetit, si të dyshuar në trafikun e drogës. Arrestimi i tyre kërkohet në kuadër të dosjes ‘Tahiri’. Mandat arresti ka për Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Gjergj Kohila, ish shefi krimeve në Policinë e Vlorës, si dhe Sokol Bode, ish shefi i Policisë Kufitare në Dhërmi.









