IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar Exit Poll për qarkun e Tiranës dhe rreth orës 21.30 do të publikojnë të dhënat edhe të përqindjes në shkallë vendi.
Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto tha se sipas një vlerësimi paraprak të bërë nga të dhënat që janë dërguar Partia Socialiste ka arritur të marrë më shumë se 71 mandate.
Ora Neës dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit.
Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste merr 45-49% të votave, Partia Demokratike merr 30-34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 3-5%.
Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.