• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin fotot e rralla/ Kur Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë komuniste, bënin homazhe dhe merrnin pjesë në ceremoninë mortore të Nako Spiros

29/12/2020
Dalin fotot e rralla/ Kur Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë komuniste, bënin homazhe dhe merrnin pjesë në ceremoninë mortore të Nako Spiros

Publikohen për herë të parë katër foto të rralla nga ceremonia mortore e ish-Kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru, e cila u zhvillua në datën 21 nëntor të vitit 1947, ku sipas versionit zyrtar, ai kishte kryer vetëvrasje, në kushte të tronditjes shpirtërore!

Nako Spiru, një nga figurat kryesore të udhëheqjes së lartë komuniste që nga periudha e Luftës, nga viti 1944 deri në ’47-ën që kreu “vetëvrasjen”, ishte anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe në hierarkinë zyrtare të atyre viteve, ai ishte numri 3 i regjimit dhe vinte pas Enver Hoxhës e Koci Xoxes.

Po kështu që nga viti 1944 kur Spiru ishte zgjedhur si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të komanduar nga gjeneral-major Spiro Moisiu, ai ishte dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifahsist Nacional-Çlirimtar, kurse në vitin 1946, u zgjodh edhe si President i Bashkimit të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë, si dhe sekretar Sekretariatit të Frontit Demokratik të Shqipërisë, që kryesohej nga Enver Hoxha.

Nga mbarimi i Luftës e deri në 21 nëntorin e vitit 1947, Nako Spiru gjithashtu mbajti edhe një sërë detyrash dhe funksionesh të tjera, si: deputet dhe sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ministër i Ekonomisë Kombëtare, Ministër i Industrisë, Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe kryetar i Këshillit Ekonomik. Më 1946-ën, nga funksioni i Ministrit të Ekonomisë Kombëtare, ai firmosi Konventën Bashkëpunimit Ekonomik me Jugosllavinë, gjë për të cilën më pas shfaqi shenja pendese dhe për këtë gjë pati kontradita me Enver Hoxhën, i cili e akuzoi si “antijugosllav”.

Për qëndrimin e tij, më 18 nëntor 1947, Byroja Politike e Partisë Komuniste e kryesuar nga Enver Hoxha, organizoi një mbledhje “për të shikuar qëndrimin e shokut Nako Spiru”, ku ai u akuzua ashpër nga pasuesit e Enverit me në krye Koci Xoxen dhe në ato situata, ai i kërkoi një takim ambasadorit sovjetik në Tiranë, Chuvakin, i cili nuk e priti në takim dhe nisur nga kjo gjëndje ku ndodhej, ai “u mbyll në zyrën e tij dhe në kushte të tronditjes së rëndë shpirtërore, kreu vetëvrasje, duke qëlluar veten me pistoletën e tij” !?

Të gjitha sa më sipër, janë sipas versionit zyrtar, pasi edhe sot e kësaj dite, ajo gjë, pra e vërteta e vrasjes së Nako Spirut, ka mbetur e mbuluar me mister, pasi ai mbërriti i gjallë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe sipas dëshmive të bashkëshortes së tij, Liri Belishova, atë nuk e lanë të hynte në dhomën ku ai ishte shtruar…?!

Një dëshmi tjetër që hedh dyshime të mëdha mbi vrasjen e Nako Spirut, është dhe ajo e një mjeku italian që shërbente asokohe në Spitalin ushtarak të Tiranës, i cili pak muaj më vonë u riatdhesua në vëndin e tij në Itali dhe në momentin e largimit në Portin e Durrësit, i tha kolegut të tij shqiptar që po e përcillte, se: “Nako Spiro më kërkoi t’i shpëtoja jetën…”!

Dy ditë më pas u zhvillua ceremonia zyrtare mortore e varrimit të tij, e cila u zhvillua fillimisht në sallën e “Akademisë së Arteve” në Tiranë, ku u kryen homazhet dhe morrën pjesë e gjithë Byroja Politike dhe udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste Shqiptare, si dhe qytetarë të kryeqytetit, gjë e cila duket edhe në njërën prej këtyre fotove që publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku shihet qartë pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Tiranës, të cilët kryejnë homazhet para ark-mortit të Nako Spiros, i cili ruhet nga oficerët e Gardës së Republikës.

Në foton e dytë, shihen disa nga eksponentët më të lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, si: Ramiz Alia (i cili, ishte vartës i Nakos, si zv/President i Bashkimit Rinisë Antifashiste të Shqipërisë,) Teki Kolaneci, Rrahman Përllaku, dhe Behar Shtylla, të cilët qëndrojnë në pozicionin e rojes së nderit, tek arkivoli i Nakos.

Në foton tjetër, duken disa nga ushtarakët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Ministrisë së Punëve të Brëndshme, të cilët shoqërojnë shtratin e topit me ark-mortin Nako Spiros të mbuluar me flamurin kombëtar dhe të tërhequr nga kuajt, gjatë kalimit të kortezhit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në këtë foto, dallohen qartë edhe disa nga drejtuesit e asaj kohe të këtyre dikastereve, si kolonel Sali Ormëni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Popullore.

Ndërsa në një foto tjetër, shihen qartë antarët e Byrosë Politike dhe të Këshillit të Ministrave, të cilët, ecin në sheshin para Kryeministrisë, duke shoqëruar kortezhin mortor, si: Hysni Kapo, Manol Konomi, Pandi Kristo, Koçi Xoxe, Enver Hoxha, Medar Shtylla, Omer Nishani, Myslym Peza, Tuk Jakova, Kristo Themelko, Haxhi Lleshi, Gaqo Tashko, Mehmet Shehu, Spiro Moisiu, Koço Tashko, Josip Djerdja (ambasadori jugosllav), Dimitri Chuvakin, (ambasadori sovjetik), etj.

Edhe pse Nako Spirut i’u krye një varrim me të gjitha nderet, pak kohë më pas Enver Hoxha e akuzoi atë si “antijugosllav”, duke e shpallur “armik të popullit dhe të Partisë”, gjë e cila vazhdoi deri në vitin 1949, kur pas prishjes së marrëdhënieve zyrtare me Jugosllavinë e Marshallit Josip Broz Tito, Enveri e rehabilitoi Spiron, duke e paraqitur atë si një “viktimë të intrigave tististe”. Por në vitet që pasuan, Enveri e “ngriti dhe uli” disa herë figurën e Nako Spiros, madje duke varrosur dhe zhvarrosur disa herë trupin e tij, deri sa më në fund në librin e tij ‘Titistët’ në vitin 1982, atë e shpalli përfundimisht si “tradhëtar”!/Memorie.al

Related Posts

Kryesore

Grupi i vrasësve me pagesë, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

11/12/2025
Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë
Kryesore

Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

11/12/2025
Nafta falas për fermerët, përfiton kush ka 1 hektar tokë të punuar
Kryesore

Fondet e IPARD/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

11/12/2025
Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Disiplina/ Nuk shpëtojnë Tirana dhe Partizani, vendimet për derbin

Disiplina/ Nuk shpëtojnë Tirana dhe Partizani, vendimet për derbin

11/12/2025
Portieri i Real Madrid: Po kalojmë momente të vështira! Lojtarët kundër trajnerit? Iu them se…

Portieri i Real Madrid: Po kalojmë momente të vështira! Lojtarët kundër trajnerit? Iu them se…

11/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al