Enti Kombëtar i Banesave, institucion që drejtohet nga ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, ka nxjerr në ankand tre prona po në qytetin e Sarandës. Sipas njoftimit publik, bëhet fjalë për për tre njësi shërbimi që janë në katin përdhe të një banese tetë kate të ndërtuar me fondet e Entit Kombëtar të Banesave. Njësia e parë ka sipërfaqen 120 m2, njësia e dytë ka sipërfaqen 56 m2 dhe njësia e tretë ka sipërfaqen 130 m2. Pronat ndodhen në rrugën “Butrinit”, zona kadastrale 8642. Sipas njoftimit vlera fillestare e ankandit është: 43, 333 (dyzet e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë/m² pa t.v.sh. Më poshtë njoftimi i plotë. ©argjiroja.net












