Këta janë dy të rinj që dikush i ka cuar me veturë nga Tiranë në Durrës për protestë. Kanë hyrë në një klub të PD, ku tregojnë pse kanë ardhur dhe sa janë paguar. Duket se nga mosha janë adoleshente dhe nuk kanë idenë se cfarë janë duke bërë. Bashkepuntori ynë nga Durrësi na nisi bisedën me ta në klub. Si këta të mitur janë dhe shumica e atyre që po thyejnë makina, dyqane dhe semaforë në Tiranë. I dëgjon duke folur në fund të protestës për makinat që do ti kthejnë në shtëpi apo lekët që do të marrin. Kjo është përdhosja e kujtimit të të riut të vrarë, dhe natyrisht që nuk ka më lidhje më, me reagimin qytetar, por me lekët e Ilir Metës e Sali Berishës. Me sa duket duhet të presim tu mbarohen ato që të pushojë kjo cmenduri./ TemA