• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin pamjet, si u arrestuan anëtarët e grupit që shpërndante drogë në Gjirokastër (VIDEO)

19/01/2025
Dalin pamjet, si u arrestuan anëtarët e grupit që shpërndante drogë në Gjirokastër (VIDEO)

Ka shkuar në 17 numri i të arrestuarve në operacionin policor antidrogë të koduar ‘Andromeda’në Gjirokastër. Sipas Policisë gjatë fazës së tretë të këtij aksioni u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës. Për 10 prej tyre e ekzekutua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ ndërsa për 2 ‘Arrest në shtëpi’ Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në tetor dhe ënntor të vitit të kaluar, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë Gjirokastër

Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie ‘Arrest në burg’ ndërsa 2 me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar ‘Andromeda’, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë ‘Arrest në burg’, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

– H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

– I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë ‘Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik’, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al