• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin shifrat e kriminalitetit në qarkun Gjirokastër

10/10/2017
Dalin shifrat e kriminalitetit në qarkun Gjirokastër

Norma e vrasjeve në raport me popullsinë në vendin tonë gjatë vitit 2016 shënoi 2,5 vrasje për 100 mijë banorë.

Teksa kjo shifër është e krahasueshme me disa vende të Europës dhe më mirë se disa vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rang qarqesh ka luhatje të mëdha të kësaj norme.

Qarku i Lezhës paraqet normën më të lartë me 6,2 vrasje për 100 mijë banorë. Edhe qarku i Vlorës është lehtësisht poshtë shifrës së 6 vrasjeve për 100 mijë banorë. Statistika të tilla janë të krahasueshme me ato të vendeve si Somalia, Kenia apo Kameruni.

Mbi mesataren e vendit renditet edhe Gjirokastra e Shkodra, ndërsa si qarqet më të sigurta paraqiten Durrësi dhe Dibra.

Pasiguria në qarqet e Lezhës dhe Vlorës mbështeten edhe nga norma e autorëve të veprave penale sipas numrit të popullsisë. Së bashku me Tiranën, këto tre qarqe kanë përqindjet më të larta të individëve që kanë kryer vepra të ndryshme penale gjatë vitit 2016.

Lezha ka normën e 137,7 autorëve për 10 mijë banorë, ndjekur nga kryeqyteti me 137,3 autorë dhe Vlora me 122,9 autorë për 10 mijë banorë.

Teksa në Tiranë, kjo shifër ka pësuar një përmirësim me 6.6% nga viti në vit, Vlora dhe Lezha kanë përmirësimin më të dobët në të gjithë vendin. Qarku që ka shënuar ndryshimin më të madh është Gjirokastra, ku numri i autorëve është ulur me ¼.

Sa i takon të burgosurve, Lezha bie në sy duke u shkëputur ndjeshëm në grafikun e normës së personave me heqje lirie në raport me popullsinë. Ky qark numëron 760 të burgosur, shifër e krahasueshme me qarqe shumë më të mëdha si Durrësi (783 të burgosur).

Me 58,6 të burgosur për 10 mijë banorë, Lezha, nëse do të ishte shtet më vete do të renditej e treta për numër të burgosurish pas Seychelles dhe SHBA.

Në rang kombëtar, regjistrohen 5946 të burgosur, ose 20,7 të burgosur për 10 mijë banorë, ndërsa qarqet që paraqiten më mirë në këtë tregues janë Shkodra, Tirana, Kukësi dhe Dibra.

Sa i takon një tjetër vepre penale, Tirana regjistron 35,2% të numrit total të rasteve të raportuar për dhunë në familje. /SCAN

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al