Pas Lezhës numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka prezantuar Mirela Kumbaron si drejtuesen e re politike në qarkun Gjirokastër. Bashkë me të ishte në Gjirokastër edhe Blendi Klosi.
“Në Gjirokastër, ku bashkë me Blendin zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Socialiste për prezantimin e Mirelës si drejtuese politike e këtij Qarku. Jam besimplotë se Mirela do punojë me përkushtim, gjë që e tregon vlerësimi, interesi për qytetarët, rezultati dhe lidhja e saj me Gjirokastrën. Riorganizimi i çdo strukture të Partisë Socialiste do sigurojë fitoren e zgjedhjeve të radhës në të gjitha bashkitë e Qarkut”, shkruan Gjiknuri.
Mirela Kumbaro pason në këtë funksion Bledi Çuçin, i cili u caktua drejtues politik në qarkun Berat. Të dy deputetët e Gjirokastrës janë pjesë e kabinetit qeveritar “Rama 3”. Çuçi u rikonfirmua si Ministër i Brendshëm, ndërsa Mirela Kumbaro do të drejtojë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. ©argjiroja.net










