• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dashamir Shehi: Shqipërisë i duhet përmbysje, do marrim 87 mandate

26/02/2021
Dashamir Shehi: Shqipërisë i duhet përmbysje, do marrim 87 mandate

Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe, jo thjesht rrotacion apo ndryshim. Me këtë mesazh erdhi në Ditari në A2 CNN kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi. Sipas tij nuk mjafton që të zgjidhet e keqja më e vogël, por duhet të ndërrohet kah, duke zgjedhur të mirën. Dhe këtu ai thotë se duhet të zgjidhet opozita për idetë shtetformuese, ndërsa shton se do donte që kjo e fundit të merrte 87 mandate sa kufiri kushtetues. Shehi thekson se ka ardhur koha që të ndryshohet kushtetuta.

“Unë nuk do të mbërrija te numri i mandateve, por optimizmi im mbaron te fitorja. Do të më pëlqente 87 mandate, që është kufiri kushtetues se ka ardhur dita për të ndryshuar kushtetutën e Shqipërisë, por jo nën presionin zgjedhor, por me qetësinë e shumicës së besueshme. Do të ishte edhe rrotacioni, është element pozitiv, është sikur ta kthesh tepsinë nga ana tjetër.

Ne kemi nevojë për ndryshim dhe përmbysje të madhe se edhe fjala ndryshim nuk është e mjaftueshme. Kemi bërë një program të mirë. Nuk mjafton pakënaqësia e madhe që kemi apo kjo keqqeverisje Nuk mjafton kjo për të bërë ndryshim, pasi do ishte në një sens negativ që të ikë një e keqe e madhe dhe të vijë një e keqe më e vogël, por që të vijë një e mirë sado e vogël, duhet ndërrim kahje. Do të zgjedhë një alternativë. Të zgjedhë opozitën për idetë shtetformuese që ka, për ta mbyllu këtë cikël”.

I pyetur për garancitë që jep opozita që me ardhjen në pushtet vendi ynë nuk do të jetë në të njëjtin batak, Shehi theksoi se një garancitë është ndërtimi i shtetit shqiptar dhe ajo që deklaron Basha për qeverisje deri në dy mandate.

“Nuk ka garanci absolute, por garancia është se po ofrojmë një gjë ndryshe dhe një lloj reflektimi për gabimet që kanë bërë vetë. Opozita nuk është klubi i engjëjve i ka të gjitha, por opozita e ka filluar me atë që do ndërtojë shtetin shqiptar. Çfarë po thotë të besueshme Basha? Për mua kur thotë që do rri dy mandate jo më shumë, por t’ia japim popullit nëpërmjet institucioneve. Është mungesë e madhe serioziteti. Unë gjykoj që mes nesh dhe popullit ka disa institucione që ruajnë politikën dhe orientojnë dhe popullin. Këto janë disa gjëra që po mundohemi të bëjmë për të qenë të besueshëm”.

Ndërsa thekson se pushteti në vend është përqëndruar te një njeri dhe ekonomia në 10 vetë, duke e cilësuar këtë si kapitalizmin që nuk ka ekzistuar kurrë në Europë përveçse në vendet e dhunshme të Amerikës Latine, me shumë rëndësi Shehi konsideron shtjellimin e programit opozitar për të kuptuar situatën ku ndodhet vendi.

“Duhet të ishim te shtjellimi i programit konkret, të avanconim me programet dhe që nga nesër unë filloj këtë histori se kjo është e rëndësishme për shqiptarët se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me Shqipërinë për ta ndryshuar, për të kuptuar se ku ka rrëshqitur shteti ku janë institucionet dhe ku jemi me këtë situatë të keqe, që po përjetojmë dhe ato që të vijnë të jenë nën vëzhgimin e qytetarëve, mediave dhe ndërkombëtarëve. I gjithë pushteti përqëndrohet në një person dhe pushteti ekonomik në 10 vetë. Ky kapitalizëm nuk ka ekzistuar në Europë, vetëm në Amerikën Latine, Panama, Honduras, dhe vende që kanë qenë puro të dhunshme”.

Dhe në programin e tij, Shehi thotë se ai fillon e mbaron me dhënien fund të hajdutllëkut për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal të jetueshëm.

Çmimin e akorduar nga Ardian Dvoranit, Shehi e shikon në mënyrë simbolike pozitiv, që në këtë vend herë pas here ka pasur njerëz që i kanë thënë ndal dhunës në pushtet dhe që gjykatësit të kenë kurajon për t’u ngritur kundër shumicës në pushtet.

“Unë do ta mbaja në këmbë çmimin e Dvoranit, analiza të bëhet në vitet e ardhshme. Që herë pës here në këtë vend ka pas disa njerëz që i kanë thënë ndal dhunës në pushtet. E kanë bërë për 1 mijë motive, nuk ka rëndësi. Unë do ta marr pozitive. Po ta zhveshim se simbolika është aty që gjykatësit të kenë kurajo të ngrenë dorën ndaj shumicës. Unë do t’ia varja me dhjetëra dvoranëve që nuk janë shumë, që herë pas here kanë dashur të thonë diçka që nuk e ka thënë partia në pushtet. Të kthejmë këtë frymë për ndërtimin e institucioneve”.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthejnë në shitje vilën luksoze të Beverly Hills

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al