• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dashos i kanë shkruar një letër për Bashën: Hap krahun! Demokratët dhanë gjithçka për ty, ju ia shpërblyet me gaz lotsjellës

11/01/2022
Dasho Aliko tallet me Bashën, e fton në Kuvendin e thirrur për ta shkarkuar nga kryetar i PD-së: Ruaj qetësinë, gjejë rrugën e duhur

Kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko i ka dërguar një letër të hapur kreut të PD, Lulzim Basha ku thotë se ndihet i keqardhur qër atë që ndodhi dje në selinë e PD. Ai shkruan se nëse Basha është i sigurt se ka shumicën atëherë të hyjnë në votëbesim.

“Në këto kushte, zoti Basha ju bëj thirrje se nëse jeni i bindur që keni shumicën e demokratëve, hyni në votëbesim sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ju mendoni qe nuk e keni shumicën dhe që për mendimin tim nuk e keni, hape krahun dhe kontribuo për demokratët e thjeshtë dhe mendo për ta që vuajnë prej 8 vitesh të cilët të dhanë gjithcka ty dhe ku dje ua shpërblyet me gaz lotësjellës!”shkruan ndër të tjera Aliko.

E plotë:

Letër e hapur drejtuar Lulzim Basha !!

Zoti Basha i’u drejtohem ju dhe demokratëve që kanë zgjedhur të jenë në rrugën tuaj. Shpreh keqardhjen më të madhe për ato që ndodhën dje para selisë së demokratëve të cilët u gjakosën.

I shtyrë nga këto zhvillime, dua t’ju them se kokëfortësia juaj dhe mos njohja e realitetit në bazë, më bën të dyshoj dhe dua të besoj sinqerisht se jeni viktimë e deformimit dhe dizinformimit nga mbështetësit tuaj në bazën demokrate. Në cilësinë e kryetarit të demokratëve të Gjirokastrës, më datë 11 shtator të vitit të kaluar, ju kam kërkuar të dilni në terren për të prekur realitetin tek baza demokrate në vend cka nuk e morët në konsideratë. Kjo besoj nga keqinformimi prej kryetarëve të degëve nëpër rrethe që deformonin realitetin.

Ky realitet u vërtetua në kuvendin e thirrur nga anëtarësia më datë 11 dhjetor dhe në atë të kuvendit që ju organizuat më 18 dhjetor. Pa dashur të merrem me degët e tjera në vend, ju vë në dispozicion me emër dhe me mbiemër secilin pjesmarrës në të dy kuvendet respektive atë të datës 11 dhe atë të datës 18 dhjetor 2021.

Këtu del qartë pjesmarrja reale në të dy kuvendet e thirrura. Më datë 16 dhjetor ju kam bërë thirrje ju dhe mbështetësve tuaj të ishit pjesë e referendmit të votëbesimit për të qartësuar nëse demokratët do të votëbvesonin apo jo. Juve mund të keni shumicën e grupit parlamentar apo dhe të kryesisë kjo ska rëndësi përsa kohë që anëtarësia ju dha përgjigjen në referendumin e 18 dhjetorit. Të nderuar demokratë, miq të mij që vijoni të gaboni!

Ajo skenë e djeshme me përplasje mes demokratësh, rodhi si pasojë e servirjes tek Basha e një realiteti surreal të bazës demokrate. Cfarë vlere ka më individi qoftë ky Basha apo Berisha kur të dy palët si shumica e atyre brenda selisë janë demokratë dhe ata që ishin jashtë ishin të gjithë demokratë?

Më thoni ju zoti Basha, cfarë vlerë ka godina pa demokratë? Kjo është marrëzi për mendimin tim. Në këto kushte, zoti Basha ju bëj thirrje se nëse jeni i bindur që keni shumicën e demokratëve, hyni në votëbesim sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse ju mendoni qe nuk e keni shumicën dhe që për mendimin tim nuk e keni, hape krahun dhe kontribuo për demokratët e thjeshtë dhe mendo për ta që vuajnë prej 8 vitesh të cilët të dhanë gjithcka ty dhe ku dje ua shpërblyet me gaz lotësjellës!

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

14/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

RENDITJA/ Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë! Ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al