• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dashua shfaqet me Çakallin dhe Beqon: Roland Bejkon e solli Basha në Gjirokastër të zihet me mua dhe Tritanin, ai theu derën e PD-së me langojtë e tij

30/01/2022
Dashua shfaqet me Çakallin dhe Beqon: Roland Bejkon e solli Basha në Gjirokastër të zihet me mua dhe Tritanin, ai theu derën e PD-së me langojtë e tij

Dasho Aliko, kryetari i shkarkuar i PD Gjirokastër pas reshtimit të tij me Sali Berishën, ka akuzuar Lulzim Bashën për incidentin e sotëm te selia e degës lokale të partisë.  Roland Bejko i emëruar nga Lulzim Basha si drejtues politik i PD-së në Gjirokastër, sipas krahut të “Foltores” me një grup mbështetësish shkallmuan derën e selisë së PD si dhe kanë dëmtuar materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Në një deklaratë për mediat, Aliko akuzoi Bashën se dërgoi qëllimisht Roland Bejkon në Gjirokastër që të konfliktohet me të. Më poshtë pjesë nga deklarata e Alikos.

“U njoftuam nga disa qytetarë që te zyra e PD dega Gjirokastër kishin ardhur një grup njerëzish në mënyrë barbare dhe i binin derës me shkelma. Janë pjesa jonë edhe ata, e ne iu bëjmë thirrje që të rikthehen te anëtarësia. U bëj thirrje që të heqin dorë nga vandalizmat. Ata duhet patjetër të respektojnë anëtarësinë e tyre se i ka votuar 100 herë zotin e Bejko si kryetar dege, sekretar dege, si kryetar për Forumin Rinor, si kandidat për deputet, pavarësisht se ne e dimë se sa është reputacioni i të gjithë ne dhe sa vota mbledhim ne në Qarkun e Gjirokastër. Ju e patë se si në mënyrë barbare kishin thyer çelësat e dyerve, në një kohë kur ne ua kemi ofruar besimin tonë që ata të bëhen pjesë e PD. Ne sot i kemi thirrur këta zotërinj që të bëhen pjesë e zgjedhjeve në PD.

Ku sot si asnjëherë, përfshirë edhe zotin Bejko i cili ka luftuar për primare, që ta zgjedhë anëtarësia dhe jo atë që do kryetari i PDSH. Dhe pastaj lindin e shumë të tjera si ka shitur deputetin, jo ka marrë kaq lekë kunati, e jo aq kryetari. Përshëndes të 6 njësitë vendore që sot bëjnë votimet një anëtar një votë, është ajo që kemi ëndërruar gjatë gjithë jetës që secili të votohet nga anëtarësia, atje matet sa ke dhënë për anëtarësinë dhe sa ke dhënë për anëtarësinë. Bëj thirrje ata që kthehen te anëtarësia, të kthehen te shumica.

Nëse zoti Basha e quan veten të fuqishëm te anëtarësia e PD, të futet në zgjedhje dhe aty të ndahet shapi nga sheqeri. Del e thotë llum. Kush është llum, unë që i kam shërbyer PD-së nga A te ZH-ja, është llum nënkryetari i PD, është llum Sali Berisha që e mori nga askushi dhe e bëri dikushi? Roland Bejkon e ka dërguar për t’u zënë me mua dhe Tritan Shehun, për t’u zënë me anëtarët e PD. Turp të kenë të gjithë ata që kanë vënë dorën mbi selinë e PD”, është shprehur Aliko.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2022/01/L3U5AcYRapjFYkvRm27v_30_3ab4f36add877d1a916447872cbd1521_video_720p_converted.mp4

Related Posts

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al