Mijëra çifte morën pjesë në një dasëm masive të organizuar nga ajo që njihet si Kisha e Bashkuar në Korenë e Jugut.
Fotot nga kjo dasëm po bëjnë xhiron e botës, nisur nga masat parandaluese që kanë marrë për koronavirus. Ceremonia u zhvillua diku në afërsi të kryeqytetit Seul. Koreja e Jugut, ka konfirmuar deri tani 24 raste me koronavirus.
Rreth 6 mijë vetë nga 60 vende të ndryshme të botës, u martuan në këtë ceremoni. Pjesemarrësit, përpara hyrjes, u kontrolluan lidhur me simptomat të mundshme. Kisha ndërkohë, e kishte ndaluar pjesmarrjen e çifteve nga Kina në këtë event.