Dje Dekorim Sahiti, menaxher i “Babastars” dhe aksioner i një prej klubeve më të mëdha në Prishtinë, u martua në një ceremoni ku ishin të ftuar disa nga më të famshmit e showbiz-it shqiptar.
Sigurisht, në këtë dasmë nuk mund të mungonte vëllai i tij, dizenjatori i njohur Valdrin Sahiti, si edhe Getoar Selimi, më i njohuri i Babastars. Si rrallëherë, Geti këndoi këngë popullore,gjithashtu ishte i ftuar Flori Mumajesi, i cili këndoi “Të dua”, një prej krijimeve më të suksesshme të fillimeve si producent, kënduar nga Orinda Huta. Nora Istrefi dhe Robert Berisha ishin gjithashtu të ftuar në dasmën e madhe që bashkoi të gjithë këngëtarët më të suksesshëm të muzikës komerciale shqiptare.