• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debat në Parlament, Kumbaro-Shehajt: Çaji i Buretos me mjaltin e bedunicës të kuron zërin

31/10/2024
Debat në Parlament, Kumbaro-Shehajt: Çaji i Buretos me mjaltin e bedunicës të kuron zërin
Ministrja Mirela Kumbaro ka debatuar sot ne Kuvend me deputetin e PD, Agron Shehaj, i cili hodhi akuza ndaj qeverise per ceshtjen e konteniereve me mbetjet e kompanise “Kurum” në Durrës. Referuar tonit te larte te zerit qe perdori Agron Shehaj, Kumbaro e keshilloi te pinte çaj nga mali i Buretos me mjaltin e bedunicës në Permet. Me poshte replika e saj e plote.
Kumbaro: Edhe një herë i rikthehem asaj që thashë në fillim, është abuzive, dhe nëse duam në mbrojtje të interesit publik dhe kriminale përhapja e panikut kur përmendim një terminologji ashtu siç thotë populli: “ia fusim kot”. Pse toksike? Po sikur të jenë nukleare, po kimike, po antropologjike…Mund të thoni çfarë të doni, por mendoj se duhet të jeni të përgjegjshëm para publikut kur përdorni një terminologji të caktuar. Jemi po njësoj si ministër, si deputet, jemi njerëz të ligjit, dhe duhet të mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që themi kur cënon interesin public dhe përhapja e panikut e cënon. Në bazë të cilit ligj rregull, qenka faj të bashkëpunosh me Prokurorinë? Unë jam nga ato deputete që kam votuar për reformën në drejtësi. Nuk do të lë ditë të jetës sime pa bashkëpunuar, qoftë si qytetare, qoftë si deputete, qoftë si ministre apo çfarëdolloj pozicioni që do kem në jetë. Do bashkëpunojmë me prokurorinë e Durrësit që po ndjek këtë çështje. Patjetër do t’i vëmë në dispozicion të gjitha informacionet, jo vetëm unë, por kolegët e mi, vartësit e mi do shkojmë sa herë të na thërrasin për çfarëdolloj informacioni që duhet. Mos më vini gishtin e akuzës as mua dhe as kolegëve që bashkëpunon çdo ditë me drejtësinë. Jeni ju që e inkriminoni drejtëisnë.
Për Vjosën, patjetër kjo mazhorancë ka një meritë të jashtëzakonshme. Merita për Vjosën është e shoqërisë civile, është e popullit shqiptar, është e kësaj mazhorance që dëshirën, kërkesën, ëndrrën e popullit shqiptar e bëri realitet, e ktheu në plan menaxhimi, e ktheu në pasaportë ndërkombëtare. E meqë jemi këtu, nëser ju pres në Tepelenë, edhe në Përmet sepse kemi 2 dëgjesa publike për qendrën e re të vizitorëve që po ndërtojmë pikërisht për Parkun Kombëtar të Vjosës. Nëse dikush nuk ka meritë, por fare, përkundrazi, jeni ju, është kjo politikë e këtij krahu që kur ishte në mazhorancë e braktisi Vjosën, gjithë qarkun e Gjirokastrës, pa asnjë investim aq sa i detyroi njerëzit ta braktisin atë zonë, të cilët sot po i rikthehen.
Një këshillë kam unë i dashur koleg për ju, në zonën e Vjosës, në Malin e Buretos, në Libohovë dhe në malin e Nëmërçkës në Përmet kemi një çaj mali të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu bletarët e asaj zone, që janë ndër më fantastikët, prodhojnë një mjaltë që sot falë punës së Ministrisë së Bujqësisë është certifikuar, që quhet mjaltë i bedunicës. Çaj Mali i Buretos, me mjaltin e bedunicës është një ilaç fantastik për të kuruar zërin. E meqë kam parë që videot i keni të një cilësie shumë të lartë kur bëhet fjalë për komunikimin publik, aty flisni me një zë shumë normal. Mos e konsumoni zërin, kurojeni me mjatin e bedunicës dhe çajin e malit, do të keni më shumë rezultat.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al