• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debate të ashpra në Greqi për autostradën që lidh Janinën me Kakavijën, shqetësim edhe në Gjirokastër

21/01/2020
Debate të ashpra në Greqi për autostradën që lidh Janinën me Kakavijën, shqetësim edhe në Gjirokastër

Rishikimi i projektit të vijimit të autostradës Joniane drejt pikës kufitare të Kakavijës nga Ministria greke e Infrastrukturës po ngjall debate të ashpra në rajonin verior grek të Janinës, fqinj me Shqipërinë.

Bashkitë e rajonit verior grek, por edhe grupe të biznesit dhe shoqata turistike po kundërshtojnë fort planet e qeverisë së re të Kryeministrit Micotaqis ku parashikohet ndryshimi i projektit dhe shkurtimi i buxhetit.

Debatet nisën pas një seance në Parlamentin grek ku njëri nga deputetët e Janinës kërkoi që autoritetet e Ministrisë greke të Infrastrukturës të shpjegonin vonesën për fillimin e projektit rrugor që ishte gati që në vitin 2013. Por Ministria u përgjigj se po rishikonte projektin dhe shkurtimin e buxhetit duke parashikuar një rrugë kombëtare dhe jo autostradë në drejtim të Kakavijës. Kryetari i Bashkisë së Janinës, dhe 4 bashkive kufitare me Shqiperine, Prefekti i rajonit, disa shoqata rajonale që lidhin aktivitetin me turizmin dhe biznesin i kanë kërkuar qeverisë grekeme tone të forta në deklarata publike që projekti të zbatohet sic është parashikuar. Ndryshimi i projektit që lidh Rrugën Joniane me Kakavijën, sipas tyre, do të cënonte zhvillimin e rajonit.

Autostrada Joniane është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë, rreth 90 kilometra e bën atë pjesë të boshtit të rrugës joniane të Ballkanit perëndimor. Ky bosht rrugor fillon nga Trieste, në Itali, përshkon Slloveninë, Kroacinë Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe arrin deri në Pikën kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë.

Shqetësimit të qeverive vendore fqinje me Shqipërinë iu bashkuan edhe drejtuesit vendorë në Gjirokastër dhe organizmat e biznesit. Kryetarja e Qarkut të Gjirokasrës Lindita Rova i tha Zërit të Amerikës se “do të ndanin vullentin e përbashkët me Qarkun e Janinëspër nxitjen e fillimit të projektit të superstradës”. Ndërsa Kryetari i Dhomë së Tregëtisë së Gjirokastrës Maksi Hoxha tha se “infrastruktura rrugore është mjaft e rëndësishme për shkëmbimet mes dy rajoneve”. “Sapo firmosëm edhe një marrëveshje me Dhomën e Tregëtisë së Janinës për paketa të përbashkëta turistike dhe një bashkëpunim të gjerë rajonal”, tha zoti Hoxha./ VOA

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al