• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati në PD/ Roland Bejko me qëndrim ‘as mish as peshk’ për humbësin e talentuar Lulzim Basha

06/05/2021
‘Plas’ te PD Gjirokastër, Roland Bejko: Po të isha në vend të Tritan Shehut nuk do e pranoja mandatin, nuk i takon (VIDEO)

Roland Bejko ka bërë një reagim të gjatë sot në Facebook mbi debatin e hapur në PD për largimin ose jo të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Vetë Bejko nuk jep një mendim të vetin të qartë nëse Basha duhet të dorëhiqet apo jo, por thjesht analizon idenë e atyre që kërkojnë largimin e kreut të PD-së.

“Ajo që nuk më konvenon, është fakti se të gjithë pa përjashtim e pranojnë që rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, është i trukuar nga marifetet e Edi Ramës, i blerë, i manipuluar, pra jo i vërtetë, jo legjitim. Mirëpo, nga ana tjetër i thuhet Lul Bashës largohu se i ke humbur zgjedhjet. Tani duhet ndarë kjo punë. Nëse i kërkohet dorëheqja kryetarit të PD-së si humbës i zgjedhjeve, atëherë vet oponentët e tij duhet të pranojnë faktin që zgjedhjet ishin të rregullta, dhe rezultati i drejtë dhe në përputhje me vullnetin e votuesve, etj. Nuk ka pse të bëjnë gjithë atë apologji për një rezultat të trukuar nga falangat e erëta të pushtetit, dhe pastaj t’i dërgojnë ultimatume Bashës “ose largohu, ose s’do gjesh vrimë ku të futesh”, si ajo e sotmja. Kjo është kontradiktë. Moralisht Bashës i kërkohet dorëheqja vetëm në kushtet kur do pranohej nga të gjithë se zgjedhjet ishin të regullta, dhe Ai do ishte humbësi i madh i tyre. Në këto kushte, kur dhe vet oponentët e tij e pranojnë se zgjedhjet u manipuluan, votat u blenë nga krimi i organizuar, votuesit u kërcënuan nga pushteti, etj, nuk mund t’i kërkohet Bashës dorëheqja. Nuk qëndron si argument”, shkruan Bejko.

Mes rreshtash ai shtron edhe pyetjen të cilës i jep përgjigje po vetë.

“A ka gabuar Basha në drejtimin e PD-së? Sa të duash. A është PD një parti demokratike? Akoma jo aty ku do donim të gjithë të ishte. Por me gjithë këto huqe e mangësi, nëse zgjedhjet do ishin të rregullta, jam i bindur që ajo do të ishte fituesja e tyre së bashku me LSI-në. Ama Basha, për vendimet e gabuara ose jo, për strategjitë e gabuara ose jo, do ta ketë të pashmangshme llogaridhënien para demokratëve në kongresin e PD-së, që sipas statutit duhet të mbahet në korrik-gusht të këtij viti, dhe ku sipas parimit një anëtar një votë, do bëhen zgjedhjet për kryetarin e ri të saj”, thotë Bejko i cili nuk e ka një qëndrim të vetin mbi vendimin e Bashës.

Në rast të rikandidimit të Bashës për kreun e PD-së, Roland Bejko shpjegon si do t’ja jepte votën sërish.

“Unë nuk e di si do ta konceptojë Ai platformën e vet. Por, nëse do dojë ta rimarë edhe njëherë të paktën votën time, do të doja ta shikoja në një dimension të ri, në dimensionin e kapërcimit të vetvetes në shumë aspekte. Në rradhë të parë, do doja të merrja gjithë garancitë se PD do bëhet më më fund një parti demokratike, e hapur, perëndimore, përçuese e ideve të një konservatorizmi modern, dhe e qartë në objektivat e saj drejt pushtetit për ta mundur Ramën etj. Është çështje besimi kjo punë. Nuk të ndjek njeri pas prej berihait, nëse nuk përcjell besim.
Ndryshe, do ta ketë të vështirë, jo vetëm Basha, por kushdo qoftë nga kandidatët e mundshëm. Që të mundet Rama dhe të fitohet besimi i shumicës së Shqiptarëve në të ardhmen e afërt duhet të kemi një PD ndryshe nga e sotmja, një lider ndryshe, një vizion ndryshe, një program ndryshe. Armiku ynë më i madh këto 8 vite opozitë ka qenë paqartësia në objektiva, pavendosmëria në përfundimin e aksioneve politike, dhe devijimi institucional në funksionalitet dhe në vendimarrjet e brendshme. Mos pretendoj shumë? Në fakt jo. Por ky pretendimi im vlen jo vetëm për z. Basha, por për të gjithë kandidatët eventualë. Për mendimin tim, kushdo që do mund të marrë shumicën e votave të anëtarëve të PD-së, do jetë sigurisht kryetar legjitim i saj”, thotë më tej në reagim Roland Bejko.

Në fakt Basha e merr shumicën e votave të partisë sepse partinë sot e ka të vetën me bekimin e Berishës, njësoj sic Rama e ka PS-në të vetën. Problemi nuk është fare ky, që i bën Basha shumicën e votave ose jo. PD ka nevojë një lider që të fitojë përballë Ramës. Lulzim Basha dështoi në katër palë zgjedhje dhe kurrsesi nuk mund të fitojë më. Prandaj Bejko dhe askush tjetër në PD s’duhet të kompleksohen nëse kërkojnë që Basha të dorëhiqet dhe të mos kandidojë më. Ata që duan ringrijten e PD-së, sot më shumë se kurrë duhet të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Në 4 palë zgjedhje dështoi me sukses, si dhe sakatoi opozitën përmes politikës së mbrapshtë të daljes nga Parlamenti, të mospjesëmarrjes në zgjedhjet lokale apo edhe braktisjes së reformës territoriale. Lulzim Basha nuk është lider. ©argjiroja.net 

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al