Gazetari investigativ Artan Hoxha, mori pjesë mbrëmjen e sotme në debatin në “Opinion” përmes një mesazhi që i çoi Fevziut në celular. Duke folur për turizmin, Hoxha shprehu shqetësimin e mungesës së mjekut okulist në jug të vendit në rast se turisti përballet me ndonjë emergjencë. Ai tha se i vetmi mjek okulist ku mund të marrësh ndihmën për të cilin ke nevojë është kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Hoxha ngriti këtë shqetësim teksa në studio ishte i ftuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili shpjegoi masat për hapjen e sezonit turistik.
©argjiroja.net