Dëbora që ka rënë dy ditët e fundit ka shkaktuar vështirësi qarkullimi në zonat malore të Gjirokastrës. Policia thotë se është bllokuar nga reshjet e dëborës aksi rrugor Kolonjë-Golem, ku trashësia e dëborës është 60 cm. Në Tepelenë, aksi rrugor që lidh fshatrat Lekdush, Progonat, Gusmar, Rexhinë dhe Nivicë, është i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka prani të reshjeve të dëborës, si dhe ka mungesë të energjisë elektrike. Në Përmet aksi rrugor i fshatit Frashër është i kalueshëm me zinxhirë, prania e dëborës është 30 cm.
©ArgjiroLajm.net