Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar sot të dhënat për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës që kanë mbuluar disa qytete. Në një njoftim për mediat ARRSH, bën me dije se janë pastruar segmentet në rajonin verior, Qafë e Buallit-Krastë dhe Ura e Cerenecit-Steblevë dhe kalimi bëhet pa zinxhirë.
Ndërkohë në Rajonin Qendror dhe atë Jugor nuk janë shfaqur probleme, por po punohet në të gjitha segmentet ku ka prezencë akulli nga temperaturat e ulëta.
“Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend. Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë 🚧 e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. 👉Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. 👉Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. 👨🌾Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen 🚜 në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”, shkruan ARRSH.









