Fjalori në Kuvend ka degraduar në momentin që kryeministri Edi Rama kërcënoi me procesin gjyqsor deputetin Ervin Salianji. Kreu i qeverisë iu drejtua Salianjit nga foltorja, duke i kërkuar që të rrinte urtë dhe e krahasoi me mizën në të ndjenjurat e kalit. Përgjigjia që mori prej ishte ‘nuk ojer* për proceset e tua, nuk të q* fare. Mes tyre ndërhyri dhe deputeti tjetër i PD-së, Gazment Bardhi, i cili i tha Ramës ‘nuk më plas k***’.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Jeni bedela, një bedel pasionant, jeni si miza në të ndjenjurat e kalit.
Ervin Salianji: Mos guxo të flasësh si ordiner se ke njerëz përballë që s’pjer*in për ty.
Edi Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s’ke faj, rri urtë se ke ditë të vështirë.
Ervin Salianji: Nuk pjer* unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar…
Edi Rama: Ti je si ajo miza e kalit që ngre flatrat dhe kujton se nget karrocën…
Ervin Salianji: Ti je si bajga e kalit që po kutërbon jo vetëm këtu.
Edi Rama: Ki kujdes se ke procesin sot, jeni bedela, mos i ngatërro jashtëqitjet këtu…
Ervin Salianji: Ta thashë dhe ta them stë pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua, ki kujdes me gjuhën, ordiner, hajdut, bandit… Nuk të q* fare ty.
Gazment Bardhi: Nuk më plas k***