• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta

26/08/2020
Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta

Sa herë flitet për ndarjen e detit me greqinë shqiptarët të djegur nga qumështi i fryjnë edhe kosit. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë pas një deklarate bombë të kryeministrit grek, Kyrakos Mitsotakis, këtë të mërkurë në parlamentin e vendit të tij. Ai i njoftoi deputetët për shtrirjen e kufirit detar me 12 milje në detin Jon. Duke folur për ratifikimin e marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit, Mitsotakis tha: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë ministri i Jashtëm Nikos Dendias, do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë

Kaq u desh që në Shqipëri të ndizej frika konspiracioniste se greqia po fiton det në dëmin tonë, se ajo po rrëmben ujrat që i takojnë Shqipërisë, ashtu sikurse po tenton prej dhjetë vitesh. Këto pandehma dhe klithma të patriotëve fallco shërbeu për ti rritur edhe një deklarim evaziv i kryeministrit Rama në Facebook. Pa sqaruar si gjithnjë thelbin e problemit, Rama iu përgjigj një komentuesi: “ Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!’

Po si qëndron e vërteta?

Në fakt deklarata e sotme e kryeministrit grek nuk e prek drejtpërdrejt dhe domosdoshmërisht Shqipërinë. Kjo kuptohet edhe nga ajo që ai tha sot në parlament: “Ne do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojmë standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh Mitsotakis.

Në gjuhën e ekspertëve kjo është tejet e kuptueshme. Pra sipas saj Greqia do të zbatojë shtrirjen me 12 milje në ato zona ku ujrat e saj nuk mbivendosen mbi kufirin e ujrave shqiptare. Pra nëse hapsira detare mes dy vendeve është më e madhe se 24 milje ato të dyja mund të shtrihen me 12 milje sejcila, sipas marëveshjeve ndërkombëtare për detrat. Por në rastin mes Shqipërisë dhe Greqisë, problemi është i ndryshëm. Përshembull në zonën më të diskutuar në marëveshjen e 2010, atë të kanalit të Korfuzit, largësia mes dy brigjeve shkon nga 1 në 6 milje. Atëherë këtu sipas normave ndërkombëtare përdoret parimi i ndarjes në mes.

Pra Shqipëria nuk rrezikohet aspak nga deklaratat e sotme të Mitsotakis edhe nëse ato bëhen realitet. Rreziku real është kur të negociohet vija e mesit mes dy vendeve dhe nëse Greqia do të insistojë sërish që të fillojë matjen jo nga korfuzi por nga shkëmbijtë e pabanuar duke dashur të rëmbejë sa më shumë tokë. Aty ka vend që “patriotët” e vërtetë që ngritën një alarm fallco, të mobilizohen seriozisht./Lapsi.al

Related Posts

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Rama mbledh të shtunën kryetarët e bashkive

15/01/2026
Rregulli i ri për taksat e makinave
Kryesore

Rregulli i ri për taksat e makinave

15/01/2026
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15/01/2026
Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026
Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!
Kryesore

Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al