Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e rezultateve të testimit me shkrim për t’u pranuar në Kolegjin Profesional.
Aplikantët të cilët janë testuar, kanë të drejtë ankimimi për rezultatet e testimit me shkrim, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri më datë 07.04.2023.
Pyetjet e testit u hartuan nga një komision i posaçëm, nga pedagogë të Akademisë së Sigurisë. Testi përmbante pyetje alternative dhe korrigjimi i tij u bë sipas procedurave standarde të korigjimit elektronik.
Kjo është lista e plotë e rezultateve:








