Në Delvinë janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus. Infektimet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitiv një ditë më parë. Rasti i djeshëm dyshohet se e ka marrë virusin nga dy kosovarë. Ndërkohë, mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.