Shënohet një tjetër rast infektimi me COVID 19 në qytetin e Delvinës. Mësohet se i prekur është një punonjës i policisë bashkiake, i cili rezulton të jetë kunati i pacientit të parë të regjistruar në këtë qytet. Pas këtij rasti ka nisur dezinfektimi i zyrave të Bashkisë. Kryetarja e Bashkisë u ka dhënë 1 orë leje punonjësve deri në përfundim të procesit.