• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Delvinë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët deri në mëngjes, situata nën kontroll (VIDEO)

30/08/2019
Delvinë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët deri në mëngjes, situata nën kontroll (VIDEO)

Në Kardhikaq zjarri është vënë nën kontroll vetëm gjatë orëve të mëngjesit. Zjarrfikës nga Finiqi, Delvina, Saranda dhe Gjirokastra kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar flakët.

Rreth orës 3 të mëngjesit pati një kthim të papritur të flakëve sërish drejt fshatit Kardhikaq u kërcënuan 2 shtëpi te banuara që gjenden në pjesën e sipërme. Kreu i shërbimit zjarrfikës për Finiqin, Llambi Bozhori tha se lufta me flakët për të shpëtuar këto 2 banesa ka zgjatur mbi 1 orë. Sipas të njëjtit shërbim zjarrfikës situata tani është nën kontroll dhe nuk ka vatra pranë zonave të banuara.

Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi raportoi se ka qenë një natë shumë e vështirë si për shërbimin zjarrfikës, ashtu edhe për banorët e zonës, të cilët ndjenë rrezikun e djegies së banesave. Automjete të shërbimit zjarrfikës nga disa qytete të jugut si dhe Greqia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Këto javë zjarret kanë djegur edhe 8 banesa në zonën mes bashkive Delvinë dhe Finiq. Flakët kanë nisur prej paradites së djeshme, por pasdite është bërë shumë i fortë duke djegur plotësisht plantacionet me ullinj dhe çdo bimësi.

Gjatë pasdites së djeshme zjarri ka hyrë edhe në fshatin Kardhikaq, përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë. Sipas banorëve shumë shtëpi në periferi të fshatit janë përfshirë nga flakët dhe situata është nga më të rëndat që kanë parë ndonjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku gjithçka është shkrumbuar. 90 përqind e pronave të banorëve pothuajse janë asgjësuar nga zjarri, ndërsa një pjesë e tyre janë sëmurë dhe janë izoluar në shtëpi, që më pas u ndihmuan nga policia dhe zjarrfikëset./ TCH

Related Posts

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive
Kryesore

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar
Kryesore

Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

04/04/2026
Çmenduri me çmimet/ Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg
Kryesore

Çmenduri me çmimet/ Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg

04/04/2026
Sherri që përfundoi në vdekjen e 63-vjeçarit, detaja nga ngjarja e rëndë në Vlorë
Kryesore

Sherri që përfundoi në vdekjen e 63-vjeçarit, detaja nga ngjarja e rëndë në Vlorë

04/04/2026
Mashtrim me fondet për fermerët, dorëhiqen tre ministra grekë
Kryesore

Mashtrim me fondet për fermerët, dorëhiqen tre ministra grekë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al