POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. C., 46 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar, 46-vjeçari dyshohet se ka dëmtuar derën e banesës së një gruaje po 46 vjeçe, me pretendimin se ajo nuk i kishte dhënë pagesën për punimet që ai kishte kryer në banesën e saj.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.









