POLICIA E SHTETIT
Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 63 vjeç, banues në Zagori, pasi ka dëmtuar një vend të përshtatur nga banorët e fshatit, për grumbullimin e ujit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.