• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dënimi me 11-vjet burg i kundërshtares së Lukashenkos, BE: Shkelje e lirive fundamentale

07/09/2021
Dënimi me 11-vjet burg i kundërshtares së Lukashenkos, BE: Shkelje e lirive fundamentale

Kundërshtarët e Lukashenkos, Maria Kolesnikova dhe Maksim Snak u dënuan me shumë vite burg në Bjellorusi. Reagimet në Berlin e Bruksel janë të ashpra.

Lajmi nga Minsku nuk erdhi aq papritur. Një gjykatë në kryeqytetin bjellorus, Minsk dënoi të hënën, më 6 shtator opozitaren bjelloruse, Maria Kolesnikova me 11 vite burg. Edhe kolegu i saj i akuzuar, i cili ishte pjesë e Këshillit të Koordinimit të opozitës ruse, avokati Maksim Snak u dënua me 10 vite burg.
Reagimet në Gjermani dhe BE ishin të ashpra.
“Dënimet janë për ne simbol i veprimit të paskrupullt dhe represioneve e frikësimit të regjimit bjellorus kundër politikanëve të opozitës dhe shoqërisë civile”, u shpreh Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin.
Kolesnikova u kthye verën e kaluar në figurën e njohur të opozitës, që protestoi gjerësisht kundër zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi. Pas një përpjekjeje të dështuar për ta nxjerrë Kolesnikovën jashtë vendit, pasi ajo grisi pasaportën, 39-vjeçarja u arrestua.
Gjermania: Solidaritet të pakufizuar me Kolesnikovën dhe të burgosurit politikë në Bjellorusi
“Si dy nga figurat më të guximshme të lëvizjes protestuese pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, Kolesnikova dhe Maksim Snak u ngritën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Sasse. Qeveria gjermane i dënon “dënimet e pajustifikuara” kundër tyre dhe “instrumentalizimin e drejtësisë për përndjekjen politike në Bjellorusi.”
Sipas Sasse, “Gjermania i siguron Maria Kolesnikovës, Maksim Snak dhe të gjithë të tjerëve të burgosur për arsye politike solidaritet të pakufizuar.” Berlini kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi.
Edhe Bashkimi Europian e dënoi të hënën “mungesën e respektit nga ana e regjimit ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale” si edhe mënyrën e veprimit “të drejtësisë kundër figurave simbolike të lëvizjes demokratike bjelloruse”.
Eurodeputetja sllovake, Miriam Lexmann i tha Deutsche Welles se “mendimet e lutjet e mia janë me Maria Kolesnikovën dhe Maksim Snak si edhe me 659 të burgosurit politikë që regjimi i mban në kushte të padurueshme.” Kurse organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International e quajti dënimin “arbitrar”.
Nga ana e saj, zëvendëspresidentja e Bundestagut, Claudia Roth (Aleanca90/Të Gjelbrit) kritikoi Berlinin dhe Brukselin për pasivitet dhe kërkoi më shumë sanksione. “Ajo që nevojitet tani është angazhimi i qeverisë gjermane për lirimin e menjëhershëm të Maria Kolesnikovës dhe të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi”, tha Roth.
“Të dy të dënuarit janë halë në sy për diktatorin Lukashenko.” Edhe kryetarja e Partisë Socialdemokrate gjermane, Saskia Esken u shpreh e zemëruar. “Tek diktaturat, ku të drejtat e njeriut shkelen me këmbë, duhet të shtohet presioni me mjete diplomatike dhe sanksione.” Kurse deputetja gjermane liberale, Renata Alt u shpreh se “dënimi i Maria Kolesnikovës dhe Maksim Snak me dënime 11 apo 10 vjet burg është një keqësim i ri i të drejtave të njeriut dhe opozitës demokratike në Bjellorusi”.
Dënimi kundër Maria Kolesnikovës filloi më 4 gusht duke përjashtuar publikun dhe me fajësime të rënda kundër opozitarëve: përgatitje e një komploti për marrjen e pushtetit në mënyrë antikushtetuese, rrezikim i sigurisë kombëtare, themelim i një organizate ekstremiste.
Më parë ishte dënuar me 14 vjet burg edhe kandidati për president, Viktor Babariko, shtabin zgjedhor të të cilit e drejtonte Maria Kolesnikova. Kolesnikova dhe Snak u treguan për pak kohë në televizionin bjellorus gjatë shqiptimit të dënimit: Kolesnikova me simbolin e saj, duart bashkuar në formë zemre.
Në sallën e gjyqit u lejuan vetëm pak avokatë dhe të afërm, përkrahësit dhe diplomatët perëndimorë nuk u lejuan. Babai i Kolesnikovës, Aleksandr Kolesnikov e quajti dënimin “le të themi të padrejtë”.
“Maksim dhe Masha nuk ndjeheshin si të akuzuar, ata ndjenin, se nuk kishte për t’i prekur kjo. Shqetësimi i madh që kishin ata ishte për ne si prindër, se si do ta përballojmë”, tha babai i opozitares. /DW/
 

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al