• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi gjysmak i PD Sarandë për Adrian Gurmën dhe keqpërdorimi i të rinjve si kopje e shëmtuar e politikës së vjetër (VIDEO)

09/12/2020
Denoncimi gjysmak i PD Sarandë për Adrian Gurmën dhe keqpërdorimi i të rinjve si kopje e shëmtuar e politikës së vjetër (VIDEO)

Partia Demokratike në Sarandë bëri të martën një gjysmë denoncim për kryebashkiakun Adrian Gurma. Ne s’do t’i kushtonim vëmendje kësaj ngjarje pasi denoncime të tilla gjysmake ka plot në Shqipëri dhe në shumicën e rasteve bëhen thjesht sa për retorikë. Por dy elementë na bënë përshtypje. Së pari, shumë mirë që ishte zgjedhur Dita e Rinisë, por vajza që kishte dalë në foltore fliste me gjuhën e Saliut dhe të ngjashmëve të tij si të ishim ende në fillim të viteve ’90. Me siguri nuk është faji i saj për çfarë ishte shkruar në letër sepse mund t’ia kenë bërë të tjerë, por ajo kishte në dorë të refuzonte të recitonte dhe të mos bëhej pjesë një cirku banal që dëmton në radhë të parë vokacionin e saj politik dhe ambicjen për të ecur përpara në karrierë.

Më mirë mos dil fare, sesa të shfaqesh e të vësh në gojë gjëra që as i kupton e as nuk i beson dhe vetë.Lajm shumë i mirë kur sheh të rinj që angazhohen në politikë, por për të ardhur keq kur para kamerave flasin me një gjuhë të vjetër që s’ka lidhje as me kohën kur jetojmë dhe as me mënyrën si duhet ata t’u qasen problemeve dhe si të bëjnë pas vetes qytetarët. “Bashkia moniste” thotë vajza, fiks si frazat e Lulit dhe Saliut. Le më pastaj që dikush duhet t’i thotë se të paktën në Bashkinë Sarandë më 30 qershor 2019, Gurma nuk kandidoi i vetëm, por kishte përballë edhe kandidatin që më pas ishte pjesë e listave të PD-së në procesin alla “Big Brother” për deputetë e kryetarë bashkie. Me siguri që e reja nuk e kupton dhe as çfarë është Plani i Përgjithshëm Vendor, thjesht i kanë venë para copën e letrës dhe duhet ta lexojë.

Së dyti, në deklaratë flitet për “klanin mafioz” të kryetarit të bashkisë, flitet për “korrupsion”, për “veprime mafioze” dhe “mbrojtje të oligarkëve”, por pa dhënë asnjë emër, pa paraqitur asnjë fakt e argument bindës. Si mund të bëhet e besueshme opozita si alternativë qeverisëse kur nuk guxon t’u shkojë deri në fund këtyre denoncimeve? Pse nuk i përmend kush janë këto “klanet dhe veprimet mafioze” që kanë kapur Adrian Gurmën? Cilët janë oligarkët, interesat e të cilëve ai po mbron sipas PD-së, kur është fjala të ndryshimi i Planit të Përgjithshëm Vendor?

PD nuk thotë asgjë nga këto, prandaj nuk mund të jetë e besueshme dhe është mjerim i madh kur shikon të rinj si kjo vajza që përdoren nëpër foltore, për të recituar letrat që i shkruajnë të tjerët. Të kuptohemi, nuk na ha meraku për të marrë në mbrotje Adrian Gurmën dhe as shqetësohemi pse PD e quan të lidhur me “klane mafioze”, por konsiderojmë dëshpëruese kur për Ditën e Rinisë sheh të rinj nëpër foltore të partive që flasin me gjuhën e atyre që janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen ku është katandisur Shqipëria sot. Pikërisht se këta të rinj nuk kapërcejnë dot batakun e politikës së vjetër që mban peng Shqipërinë, është vështirë të shpresosh se do të kemi një klasë më të mirë politike. Këta ‘vdesin’ të kopjojnë Saliun, Lulin, Monën, Metën e Ramën a thua se këta janë modelet për t’u marrë shembull. Video më poshtë i thotë të tëra.

©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al