Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. L., 53 vjeç, banues në Ksamil.
Procedimi penal filloi pas një kallëzimi të bërë nga shtetasja B. L.
Sipas kallëzimit, A. L. ka përdorur apartamentin e B. L. për të akomoduar shtetas të ndryshëm, pa i regjistruar ata në organet tatimore, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po shqyrtojnë përmasat e kësaj veprimtarie të paligjshme, ndërkohë ende nuk dihet çfarë motivi e shtyu këtë shtetase të bënte këtë denoncim.