Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pushuesi që ndodhet në Sarandë për pushime që denoncon gjendjen skandaloze dhe mungesën e ujit të pijshëm.
Berisha thotë se pushuesi denoncon si mashtruese kryetaren e Bashkisë.
“Përshëndetje Mr Berisha, kemi 2 ditë që kemi ardhur në Sarandë me pushime nga Anglia po nuk kemi ujë të lahemi jemi me fëmijë të vegjël, skandaloze! Kryetare e bashkisë premtoi se do hiqte depozitat, por këtu s’ka pikë ujë prej 2 ditësh s’dimë ku të ankohemi respekt.” – shprehet mesazhdërguesi.