• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi: Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

26/06/2025
Denoncimi: Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e Drilon Lecit, 23 vjeç nga Kosova, i angazhuar si lojtar futbolli. Ai tha se ishte mashtruar nga një person, i quajtur Andi Zorba. Ky i fundit, i ka shkruar Drilonit në rrjetet sociale, duke iu prezantuar si menaxher futbolli dhe duke i premtuar, ta ndihmonte të bëhej pjesë e klubit Samsumspor në Turqi.
Kjo lëvizje, do t’i kushtonte Drilonit 5000 euro. 23-vjeçari i dërgoi 1450 euro, por kontrata nuk u bë. Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Stop”. Një futbollist nga Kosova prej nëntë vjetësh, tregon se ka rënë pre e mashtrimit të Andi Zorbës.
Deri më sot Zorba i ka marrë 4600 euro, duke i dërguar në këmbim ftesa dhe kontrata false. Denoncuesi ka  shkuar në Itali dhe ka pritur tre muaj për një kontratë, por asgjë nuk ka ndodhur. Andi Zorba ka hapur Facebook fals dhe e ka kontaktuar.
Të dy janë takuar në Pisa, ku futbollisti ka qenë me testime. Mashtrimin e ka kuptuar, kur është takuar me një lojtar nga Shkupi, me të cilin Andi ka folur shqip.
“Jam një futbollist nga Kosova prej nëntë vjetësh. Kam rënë pre e mashtrimit të një shqiptari, të quajtur Andi Zorba.Ky rast ka një vit. Deri më sot, ky person më ka marrë 4600 euro. Më ka dërguar ftesa false e kontrata false. Kam shkuar në Itali dhe kam pritur tre muaj për një kontratë dhe asnjë kontratë nuk kam marrë. Jo, nuk më ka kontaktuar Andi me numrin e tij personal, por ka hapur Facebook fals e më ka kontaktuar mua. Andi ka thënë, se ka prova në muajin qershor dhe: “ A do me ardhur?”. E kam takuar në Piza, kur kam qenë me testime. Ai ka thënë, se ka me ardhur në Avezzano. Ka prurë edhe futbollistë të tjerë në Avezzano, kur kam qenë. Kemi qenë pesë futbollistë shqiptarë. Unë e kam kuptuar, kur jam takuar me një lojtar nga Shkupi, kur Andi, me Facebook fals, ma ka dërguar numrin e Whatsaap-it të tij. Me atë numër të Whatsaap-it, Andi  me ata të Shkupit, ka folur shqip, dhe aty e kam marrë vesh, që kam rënë pre e mashtrimit”, tregon denoncuesi.
Në materialet, që denoncuesi na ka vënë në dispozicion, kuptohet qartë, se ai ka rënë pre e një mashtrimi, të organizuar nga Andi Zorba, që është prezantuar si menaxher futbolli, duke i premtuar transferim të sigurt drejt Italisë.
Pasi ka marrë paratë, Andi është zhdukur. “Stop” provoi të flasë me të, por bëri sikur nuk i punonte interneti, për të ndërprerë komunikimin./tvklan.al

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP

“Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al