Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një dokument, ku sekretari i ri i Bashkisë Delvinës rezulton se është dënuar të paktën 6 herë. Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhin, ish-noter që rezulton të jetë dënuar me katër muaj burg në vitin 2016 për shpërdorim detyre pasi kishte falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak. “Kjo ështē moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës,” shkruan Salianji.
Postimi i plotë:
Ose kryetari ose sekretari me patjetër! Kjo ështē moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës. Në Bashkinë Delvinë sekretari i ri Shkëlqim Haxhi, i dënuar se paku 6 herë dhe fiks për këto merita është përzgjedhur!