• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi: Shefja e prokurimeve në Këlcyrë, e punësuar me kohë të plotë edhe në Bashkinë Tiranë (VIDEO)

14/10/2024
Denoncimi: Shefja e prokurimeve në Këlcyrë, e punësuar me kohë të plotë edhe në Bashkinë Tiranë (VIDEO)

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në bashkinë e Këlcyrës, ku ka konstatuar disa shkelje. Mes tyre është edhe punësimi i një zonjë si përgjegjëse dhe anëtare për njësinë e prokurimit. Flora Spahiu punonte me kohë të plotë edhe në bashkinë e Tiranës.

Sipas një VKM-je, një autoritet mund të marrë punonjës nga një autoritet/ent tjetër kontraktor në rast të mungesës së stafit. Por bashkia Këlcyrë nuk e ka pasur të nevojshme të punësojë një person nga një autoritet tjetër, sepse sipas ligjit nuk është e nevojshme që të ketë patjetër një jurist në njësinë e prokurimit dhe ky institucion ka punonjës me arsim të lartë, që mund të kryenin detyrën e zonjës Flora Spahiu.

Për më tepër, bashkia Këlcyrë nuk i ka dërguar asnjë kërkesë zyrtare bashkisë së Tiranës për t’i kërkuar një punonjës, por ka lidhur një aktmarrëveshje pa protokoll me vetë zonjën. “Piranjat” u interesuan në bashkinë e Këlcyrës për të zbuluar emrin e Flora Spahiut, por askush nga punonjësit nuk tregoi. Megjithatë, njëri prej tyre u tregua më i guximshëm dhe na tha se zonja quhet Flora Spahiu. “Piranjat” u përpoqën të kontaktonim me të përmes telefonit, por ajo nuk dha asnjë përgjigje për dypunësimin.

Ndërkohë, KLSh ka konstatuar se bashkia e Këlcyrës ka kontraktuar një kompani, “AZ Distribution”, për të blerë karburant për automjetet. Sipas kontratës, bashkia duhej t’I paguante kompanisë 162 lekë/litër, por i ka paguar 180-200 lekë/litër, mesatarisht 35 lekë më shumë. Madje, bashkia ka shkelur edhe çmimin e vendosur nga bordi i transparencës për karburantet, i ngritur si strukturë gjatë kohës së krizës. I pyetur nga “Piranjat” në lidhje me këto shkelje, kryetari i bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni nuk dha asnjë përgjigje./Piranjat.al

Related Posts

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al