• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti grek i ndaluar në komisariatin e Gjirokastrës: Do ta çoj çështjen në Parlamentin Europian

09/12/2018
Deputeti grek i ndaluar në komisariatin e Gjirokastrës: Do ta çoj çështjen në Parlamentin Europian

Deputeti grek ndalohet nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa shoqëruesi i një deputeti tjetër u vu në pranga për mosdeklarimin e armës që mbante me vete. Kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e ditës së 40-të të vrasjes së Konstantinos Kaçifas.

Nga të dhënat zyrtare në Pikën Kufitare të Kakavijës, pohohet se bëhet fjalë për 120 shtetas grekë të ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar, por mësohet edhe për rreth 30 persona të ndaluar dhe të kthyer edhe nga vetë pala greke. Por, të dhënat jozyrtare flasin për një shifër prej më shumë se 200 personash të kthyer. Përveç këtyre shifrave ka pasur dhe 20 persona të tjerë të ndaluar dhe një të arrestuar.

Ndryshe nga sa ndodhi në ditën e varrimit të Konstantinos Kaçifas, kur në Bularat mbërritën 11 autobusë me shtetas grekë nga qytete të ndryshme të Greqisë, këtë të shtunë ka mbërritur vetëm një autobus, me jo më shumë se 30 pasagjerë. Pothuajse të gjithë shtetasit e kthyer kanë pasur si destinacion Bularatin, ndërkohë që mësohet se një pjesë e tyre kanë qenë në listën e personave të shpallur më herët si “non grata”.

Gazeta greke “Protothema” bëri publike edhe rastin e gazetarit të saj Panajotis Savidis, të cilit i është mohuar hyrja në Shqipëri gjatë mbrëmjes së të premtes, me argumentin se përbën kërcënim për sigurinë publike. Po kështu, gjatë së shtunës Policia shqiptare ka ndaluar edhe dy gazetarë të tjerë të hyjnë në territorin shqiptar.

Por, përveç kthimeve ka pasur dhe 20 persona të ndaluar nga Policia e Gjirokastrës. Mes tyre ka qenë një deputet. Nikos Nikolopulos u mbajt për 1 orë e gjysmë në Polici. Ai është shprehur se do ta ngrejë këtë çështje në Parlamentin Europian.

Nikolopulos, një deputet i vjetër grek, ka qenë i zgjedhuri i Demokracisë së Re, ndërsa tani është si i pavarur. Përveç të ndaluarve pati dhe një person të arrestuar. Sipas Policisë bëhet fjalë për një polic grek, i cili ka hyrë në territorin shqiptar me armë pa leje.

Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, është ndaluar në postbllokun e Kranesë në Sarandë. M.G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë të Greqisë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.

Sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje. Nga ana tjetër, të paktën tre deputetë grekë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Bularat.

Mes personave të ndaluar nga Policia shqiptare është edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri, si dhe pesë anëtarë të kësaj organizate. Mësohet se, Policia i ka ndaluar të shoqëruarit në Jorgucat, ndërsa ata po shkonin drejt fshatit Bularat. Ndërsa prindërit e një 30- vjeçari nga Bularati, me banim në Greqi, kanë pohuar për mediat se Policia e ka marrë me pranga në duar që në Kakavijë dhe e shoqëroi djalin e tyre në komisariat.

“Djalin e morën dhe nuk e lejuan të vijë. Edhe ne na morën në pyetje aty në Kakavijë”, ka pohuar e ëma.

Na pyetën për qëllimin e ardhjes, nëse kemi qenë të pranishëm në varrim, nëse kemi dëgjuar thirrje kundër shqiptarëve. Asnjë nuk pranoi që ka pasur thirrje antishqiptare”, thanë në rrëfim prindërit e 30-vjeçarit nga Bularati. I ndaluari është kryetari i komunitetit të banorëve të Bularatit në Athinë. I pyetur nga Policia se cili është qëllimi i shoqatës që kanë krijuar në Athinë, i riu ka deklaruar se është një traditë.

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin?

Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin?

15/01/2026
Spalletti “fiton” Juven, bardhezinjtë tani synojnë kreun, gati edhe dy transferime në merkato

Spalletti “fiton” Juven, bardhezinjtë tani synojnë kreun, gati edhe dy transferime në merkato

15/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al