• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Beratit: Opozita duhet të radikalizohet dhe të sfidojë Qeverinë. Të hënë do thyejmë xhamat

05/10/2024
Deputeti i Beratit: Opozita duhet të radikalizohet dhe të sfidojë Qeverinë. Të hënë do thyejmë xhamat

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka folur për protestën e thirrur nga opozita më datë 7 tetor në Tiranë dhe thotë se shqiptarët duhet të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin e protestojnë sa herë mendojnë se iu shkelen të drejtat.

Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Alizoti tha se Kuvendi i përket qytetarëve që me votat e tyre çojnë deputetët në sallën e Parlamentit, ndërsa u shpreh kritik për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare.

“Kush ua jep të drejtën këtyre të përjashtojnë deputetët deri në dy muaj? Ne merremi me estetikën, kur këtu nuk funksionon asgjë. Këtu kanë hallin e estetikës, e gjërave banale, në një kohë kur këtu kemi autokraci. Mua më shqetëson se si do të shkojë kombi shqiptar, jo këto gjërat estetike me sherre në Kuvend, që i kemi parë në plot vende.

PD nuk e ka zgjedhur asnjëherë radikalizimin, ka folur, por nuk ka qenë radikale. Ku e merr kurajon që përjashton deputetët e opozitës, si mund të përjashtohen 24 deputetë, janë mijëra vota që këta deputetë përfaqësojnë”, tha Alizoti”, tha Alizoti.

Ndër të tjera, duke folur për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, Alizoti tha se u dënua një demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Ai theksoi se opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, pasi sipas tij, po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë.

“Kemi liderin e opozitës që qëndron në arrest prej 1 viti, ndërkohë që dënohet një tjetër demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Pse nuk ndodh kjo në asnjë vend tjetër të Europës Lindore? Bëjeni këto në vendet e tjera, si thonë këta si mund të digjni këtu është djegur e ardhmja. E mbani mend atë këngën “Ju hëngsha zemrën” me të cilën bëri fushatën Edi Rama? Pse kjo është ajo që kanë nevojë shqiptarët.

Në një vend ku vrasësit me pagesë janë rrugëve, në një vend ku i pari i Bashkisë akuzohet për miliona pa fund, në një vend ku vidhet me PPP e tendera, ku ish-zv.kryeministri flet për bëmat e këtij kryeministri, jepet një dënim i papranueshëm për një djalë opozitar që s’ka bërë kurrë një tender. Opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, opozita po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë”, tha Alizoti.

Demokrati tha se demokracia në vend jeton nga njerëzit që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Demokracia jeton nga njerëzit që dalin në rrugë, do thyhen edhe xhama. Demokracia ruhet nga këta njerëz që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Vetëm në diktatura njerëzit nuk dalin dhe nuk kërkojnë të drejtat e tyre. Parlamenti është jo funksional. Opozita ka të drejtën e saj të radikalizimit dhe të drejtën e shprehjes së saj. Shumë parlamente, përfshi edhe në ato të vendeve nordike, kemi përplasje”, tha Alizoti.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al