• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetja e Gjirokastrës debat me ministren e Arsimit: Anulo 30 korrikun, keni prishur garën, futët në kaos universitetet

23/07/2020
Deputetja e Gjirokastrës debat me ministren e Arsimit: Anulo 30 korrikun, keni prishur garën, futët në kaos universitetet

Replika dhe debat ne sallen e Kuvendit, mes Ministres se Arsimit, Besa Shahini dhe deputetes se opozites parlamentare Fatjona Dhimitri, gjate interpelances se kerkuar nga kjo e fundit, lidhur me ate qe e ka cilesuar kaos total me zgjedhjet ne universitet.

Ministrija Shahini ka theksuar se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik pasi nuk mund të injorohej kërkesa e 11 nga 12 rektorët teksa me heqjen e kufizimeve pedagogët e studentët janë të ftuar për të votuar.

“MAS vetëm shpall datën e zgjedhjeve të kërkuar nga rektorët si dhe i çon Presidentit emrat e fituesve nga gara”- tha ajo, duke i kujtuar rektorit Koni, se ishte ai i vetmi qe eshte deklaruar kudner dates.

Nderkohe qe deputetja Dhimitri ka akuzuar Shahinin per futjen e universiteteve, ne kaos. Sipas saj, Shahini ka marre vendim te paligjshem, nderkohe qe ka prishur jo vetem garen, pasi ka anuluar daten, por ka njohur kandidaturat, por ka futur në kaos botën universitare.

DEBATI

FATJONA DHIMITRI: A jeni në dijeni që UT është në kaos prej vendimeve të paligjshme. Çfarë keni bërë si institucion competent. A jeni në dijeni se Universiteti Politeknik nga 29 qershori ka kaluar çdogjë onlinë për shkak të një studenteje me COVID-19. A jeni në dijeni që në Shkodër ka filluar procedura zgjedhore në mënyrë të paligjshme.

A janë kryer verifikimet e kandidatëve? A ka pasur raste kur kandidatët janë larguar nga gara?

BESA SHAHINI: Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve. Dua që në këtë interpelancë të flas për rolin e MAS por është shumë i limituar. Universitetet janë autonome dhe janë në gjendje të zhvillojnë vetë zgjedhjet. Shteti garanton autonominë dhe lirinë e tyre. Prandaj e vesh MAS-in vetëm me detyrën e dërgimit të Presidentit vetëm të kandidatëve fituesë. Por themelimi i KIZ apo të Apelit u takon Universitetit. Në 2016 në zgjedhjet e para të mbajtura pas hyrjes në ligjin për arsimin e lartë, MAS kishte një rol më të madh pasi nuk ishin organizuar. MAS ka funksion ceremonial që ia kanë deleguar institucionet e Arsimit të Lartë.

Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate.Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme.

Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim.

Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë.

FATJONA DHIMITRI: Urdhri juaj për 30 korrikun është i paligjshëm. E drejta u ka kaluar vetë universiteteve. E keni futur në kaos botën universitare duke nxjerrë urdhra kontradiktorë. Anuloni data, zhvleftësoni vendime të vjetra, por lini pasojat. Kandidaturat e mëparshme i quani të mirëqëna. Nuk morëm ndonjë përgjigje lidhur me rrezikshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Ju në vend të ulni kokën për paaftësinë insistoni të gjeni zhgënjimin tek të tjerët. Njësoj si për zgjedhjet e korrikut është e njëjta taktikë. Nëse shkaktohen vatra në universitete atëhere përgjigjen e keni tek SPAK-u pasi ju kapin dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al