• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetja e Gjirokastrës kundër hapjes së universiteteve: Virusi do hedhë valle nga njëra bankë tek tjetra

03/05/2020
Deputetja e Gjirokastrës kundër hapjes së universiteteve: Virusi do hedhë valle nga njëra bankë tek tjetra

Kryetarja e Komisionit te Medias dhe Informimit, njëherazi deputete e qarkut Gjirokastër, Fatjona Dhimitri ka reaguar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit të për të dërguar në Universitete studentët e vitit të tretë.

Në një postim në facebook, Dhimitri e ka quajtur një vendim në kundërshtim me atë se çfarë na dikton gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe që do të rrezikonte jetë e të rinjve.

“Mesa duket paskeni vendosur të luani me zjarrin, të hapni universitetet aty ku virusi të hedhë valle nga një bankë tek tjetra, të gjejë ngushëllim tek studentët dhe të vazhdojë rrugëtimin i qetë nëpër shtëpi tek prindërit apo tek më të moshuarit e familjes”, shkruan ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Znj. Besa Shahini e çoroditet sistemin arsimor me paftësinë e udhëheqjes suaj!

Nuk thelloheni ndonjëherë në kufijtë e llogjikës sa herë që lexoni plagjiaturat e frymëzuesit tuaj shpirtëror?!

Si është e mundur që një kolltullofage e sëmurë në krye të Ministrisë më të rëndësishme në vend të ndërrmarë vendime në kundërshtim me atë çfarë na dikton gjendja e jashtëzakonshme dhe për më tepër të vihet në rrezik jeta e të rinjve shqiptarë?!

Na lodhët me strategjitë e udhëheqësit tuaj pa strategji.

Nuk ju mjaftoi mundimi psikologjik e financiar që përjetuan nxënësit, maturantët, studentët, prindërit, pedagogët me përshtatjen e platformës së mësimdhënies online?!

Mesa duket paskeni vendosur të luani me zjarrin, të hapni universitetet aty ku virusi të hedhë valle nga një bankë tek tjetra, të gjejë ngushëllim tek studentët dhe të vazhdojë rrugëtimin i qetë nëpër shtëpi tek prindërit apo tek më të moshuarit e familjes.

Përse ky ngut i juaji për të hapur universitetet, pikërisht tani që kurba e përhapjes luhatet, ndërkohë që në ato shtete për të cilat Kryeministri juaj propagandon qasjen në reforma, nuk është marrë një iniciativë të tillë?!

Jeni e gatshme të merrni përsipër përgjegjësitë për rrezikun që i kanoset jetës së të rinjve, që me frikë në zemër do ti binden një urdhëri tuajin arbitrar?!

Zonja Ministre vendimet tuaja ndodh që t’i rakordoni me ato të Ministrisë së Shëndetsisë, pasi kjo e fundit ndalon grumbullimin masiv të personave në mjedise të mbyllura?! Keni bërë muhabet së bashku kohët e fundit për të qarë hallet?

Përse nuk u treguat kaq e gatshme e të vinit dorën në zemër kur studentët u ngritën në protesta për mbrojtjen e të drejtave të tyre studentore, të drejta që sot janë vetëm të formalizuara në Paktin për Universitetin por lënë për të dëshiruar në aplikimin e tyre në praktikë?!

Znj. Besa Shahini keni demostruar disa herë që jeni aksidentalisht dhe fatkeqësisht drejtuese e udhëheqjes së institucionit të dijes. Ministria e Arsimit vazhdon të jetë totalisht e papregatitur për një strategji të unifikuar përsa i përket mësimdhenjes online apo gjetjes së çelësit të shpëtimit të vitit akademik edhe pse vazhdimisht spekulloni me digjitalizimin e arsimit, me fondet e shpërdoruara në buxhetin e shtetit, tendera korruptiv për blerjen e tabletave etj…

Studentet dhe familjet e tyre me të drejtë duhet ti kërkojnë kësaj ministre të dështuar të bëjë një përllogaritje të thjeshtë se cilat janë humbjet ekonomike, psikologjike që do të passjellë hapja e universiteteve në kohë pandemie sipas planveprimit të Rilindjes?!

Në këto ditë të vështira që bota po kalon nën pushtimin e pandemisë globale, sa herë që dilni në video e rehatuar nga shtëpia vërini gishtin kokës për të reflektuar se cilat janë zgjidhjet optimale për nje proces te suksesshëm arsimor duke kursyer jetët e rinisë së vendit tonë.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al