Ajo që spikat mes emrave të tjerë të LSI-së dhe PD-së që morën mandatin për të hyrë në Kuvend, duke thyer vendimin e opozitës, është edhe Ediola Braha, kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, e cila do të pranojë mandatin e lënë nga Vangjel Tavo. Braha u bashkua me LSI-së në vitin 2013-të dhe mbahet mend për një video ku i mbahej fryma e mundnin emocionet teksa kërkonte vota për LSI-në.
Ajo ka mbajtur postin e kryetares së LSI-në Tepelenë ndërsa gjithmonë ka rënë në sy për bukurinë dhe paraqitjen e saj të jashtme. Braha njihet dhe për miqësinë e saj me Vangjel Tavon, deputetin e LSI-së në Gjirokastër i cili e promovoi në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017. Sot Braha po ndjek interesin e saj, duke mbyllur kapitullin me Vangjel Tavon dhe Monika Kryemadhin.
Kujtojmë që sot, ndryshe nga ajo 103 kandidatë nga listat e Partisë Demokratike dhe 75 nga LSI kanë dorëzuar në KQZ formularët për të refuzuar marrjen e mandatit të deputetit.









