Luhet Derbi numër 3 i sezonit –
Kërnaja: Derbi është komplet një gjë tjetër, kuptohet motivimi, dëshira për ta fituar besoj do të bëjmë atë që kemi bërë gjithë këto javët e fundit. Respekt për Tiranën ekipin që do luajmë nesër, por ne sigurisht do tentojmë dhe do hyjmë për fitore. Nuk do bëjmë asgjë nga ato që kemi bërë gjithmonë njëlloj me të gjitha ekipet. E kemi thënë edhe më përpara do hyjmë për të marrë 3 pikët. Nuk kemi asnjë shqetësim djemtë janë mirë, ekipi është në formë po vrapojmë harmonia është shumë e mirë ndaj nuk kemi asgjë që na shqetëson.
Çfarë prisni nga kjo përballje –
Kërnaja: Sigurisht është një përballje shumë e fortë. Asnjëherë në derbi nuk ka favoritë. Nuk ka fituar asnjëherë ai që është më mirë as në renditje as në formën momentale sepse derbi ka tjetër specifikë tjetër ide. Normale Tirana vjen nga një paraqitje e mirë në kampionat të themi të drejtën, vjen me rezultate pozitive në 2026 po ashtu si ne. Tjetër gjë në kupë, ndoshta në kupë kemi ne paraqitje më të mirë, por në vija të përgjithshme vijnë dy ekipe që momentalisht gëzojnë formë të mirë.
Eshtë Partizani në momentin më të mirë psikologjik –
Kërnaja: Të themi të drejtën djemtë janë goxha mirë, ana psikologjike është e mirë. Kuptohet në këtë ndeshje vet motivimi i Derbit besoj se do të japin më shumë se 100%. E thash edhe më parë ekipi është në gjendje të mirë. Panvarësisht barazimit me Elbasanin dhe humbjes në Shkodër ekipi është paraqitur mirë në fushën e lojës. Pjesën tjetër le t’ia lëm fushës.
Keni fituar shumë ndeshje në minutat e fundit duke treguar luftë sportive. Ndaj Tiranës do të tentoni deri në fund fitoren apo do kënaqeni edhe me barazimin –
Kërnaja: Sigurisht ne me djemtë hyjmë gjithmonë për fitore, pastaj tjetër gjë çfarë jep fusha. Ne kemi tentuar deri në fund. Shpirti dhe dëshira e djemve ka treguar gjithmonë që ne luajmë për fitore. Mos të harrojmë edhe në ndeshjet e tjera ne kemi synuar fitoren edhe pse siç kemi fituar edhe kemi pësuar në minutat e fundit. Dëshira është gjithmonë për fitore sepse fitorja na bën të ecim përpara aty ku duam të shkojmë.
Në fazën e dytë përpara derbit deklaruat se ishit i sigurtë për fitoren. Këtë herë jeni gati për një deklaratë të tillë –
Kërnaja: Sigurisht që ne do hyjmë për fitore. Le t’ia lëm fushës djemtë janë në formë shumë të mirë, grupi po bashkohet. Edhe të dëmtuarit po vijnë avash avash që do jenë të gatshëm. Besoj se jemi shumë mirë.
Keni gjetur tashmë një formacion stabel –
Kërnaja: Ne kemi pothuajse 3 – 4 javë që janë po të njëjtët lojtarë që luajnë. Te Partizani unë mendoj që nuk ka individë për formacion stabël. Të gjithë janë njëlloj kushdo që është thirrur sepse te ne puna e grupit, forcës janë të gjithë djemtë të barabartë nga i pari tek i fundit. Edhe në qoftë se një lojtar ka luajtur një ndeshje dhe në tjetrën nuk ka luajtur shoku i tij që është futur në fushë ka dhënë po maksimumin, ndoshta më shumë nga ai që ka luajtur një ndeshje më përpara. Kjo është e mira e këtij ekipi e këtij grupit se kemi të gjithë çunat njëlloj nuk kemi individë në këtë aspekt.
Pika më e fortë ose më e dobët e Tiranës –
Kërnaja: Tirana ka ndryshuar shumë nga faza e parë. Ka marrë cilësi në pjesën ofensive, po ashtu edhe në difensive. Eshtë një ekip që luan kompakt luan shumë mirë sidomos në pjesën difensive në zona të ngushta. Ka një sulm të shpejtë kështu që po mundohemi ti marrim të gjitha masat.
Bazuar në një deklaratë të drejtorit aktual sportiv të Partizanit, pyetja është çfarë ka më shumë Partizani se Tirana –
Kërnaja: E përshendes shumë drejtorin. Edhe ai ka bërë një punë shumë të mirë që kur ka ardhur këtu me afrimin e lojtarëve në ato pika që unë kam kërkuar. Ka bërë punën e tij jashtëzakonisht shumë mirë, unë flas për kohën e tanishme nuk dua të flas çfarë ka ndodhur përpara dy vitesh sepse ajo pjesë është shumë kohë e largët.
Do t’ia lëm fushës të tregoj kush ka më shumë. Besoj e kam thënë edhe më përpara çfarë ka më shumë Patizani. Nuk dua ta krahasoj me ekipe të tjera, çfarë ka dhe si është Partizani.
Fadairo –
Kërnaja: Fadairon do të tentojmë ta kemi gati për Derbi, besoj sot do të kemi edhe një kontroll tjetër. Ka patur një shqetësim të vogël në pulpë shpresoj të jetë i gatshëm për nesër.
Sa e ndjeni mbështetjen e skuadrës me fitoren në Elbasan, pasi shumica e lojtarëve jasht kamerave deklaruan se kjo fitore ishte për ju –
Kërnaja: E kam thënë ky ekip ka grupin jemi të gjithë njëlloj nga unë i pari deri tek i fundit me gjithë stafin. Nëse e kanë thënë nuk është vetëm për mua por edhe për gjithë stafin për Kushtrimin, Ralfin, Orin dhe të gjithë me radhë. Jemi të bashkuar si në rezultate të mira edhe në rezultate të këqija edhe atëherë kur ne u goditëm jashtëzakonisht shumë për dy humbje aksidentale që pësuam me Egnatian dhe Dinamon. Po të gjithë djemtë ngritën kokën dhe vazhduan të punonim çdo ditë. Mos harrojmë se po punojnë jashtëzakonisht shumë dhe fal zotit jemi të gjithë bashkë grup. Ajo është e gjitha nuk është thjesht vetëm për mua, është për të gjithë, për tifozët.
Sa besoni se mund të jeni pjesë e “Final 4” –
Kërnaja: Ne nuk shohim se kë kemi përpara. Ne shohim ndeshjet tona, nëse ne arrijmë të marrim ndeshjet tona sigurisht që “Final 4” është i arritshëm. Mos harrojmë që përveç Vllaznisë ne kemi nga dy ndeshje direkte me të gjithë ekipet që janë sipër nesh. E kemi vetë në dorën tonë dy ndeshje me Dinamon , me Egnatian me Elbasanin e kemi vet në dorën tonë.
Mesazhi për tifozët –
Kërnaja: I ftojmë të gjithë. Ne luajmë për ata, sigurisht futbolli në gjithë botën luhet për tifozët. I ftojmë ata që të na mbështesin. Ti mbështesin këta djem sepse po japin maksimumin për të arritur atje ku është.







