Gjykata e Korfuzit ka caktuar sot 40 ditë burg për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, në hotelin ku autori ishte bashkëpronar.
Bëhet me dije se ai ka delklaruar para trupës gjykuese, se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima, sipas tij e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta.
Ndërkohë autoritetet shqiptare po përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku edhe do të njihet me masën e sigurisë.
Kujtojmë se Eraldo Nevruzi u qëllua për vdekje me dy plumba nga Shehu i cii më pas me ndihmën e dy punonjësve të tjerë të hotelit “Greccia”, e zhduku trupin e tij dhe u largua në drejtim të vendit fqinj, Greqi. Pas disa orë kërkimesh, polcia shqipitare në bashkëpunim me atë greke, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit.









