• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmia/ Ilaria kaloi natën në shtëpinë time, e godita pasi kishte SMS me një tjetër

04/04/2025
Dëshmia/ Ilaria kaloi natën në shtëpinë time, e godita pasi kishte SMS me një tjetër

“Ajo më solli disa rroba më pas ndaloi të flinte në shtëpinë time. Mëngjesin e 26 marsit e godita me thikë pasi pashë një mesazh që mori nga një djalë tjetër. E mbështolla trupin me celofan dhe më pas me një qese dhe e futa në valixhe. Nuk e kam paramenduar krimin”. Këto kanë qenë disa nga fjalët e të riut me origjinë filipinase Mark Antony Samsonit, i cili rrëfeu vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula.

Corriere shkruan se Samson i bëri këto deklarata gjatë marrjes në pyetje, një seancë që mësohet se ka zgjatur rreth 5 orë këtë të premte. I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën e ish-të dashurit pasi do t’i kthente rroba. Ajo ishte vonuar deri në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte në shtëpinë e ish-it të saj për të shmangur marrjen e transportit publik në atë orë. Të dy i kishin dhënë fund lidhjes së fundmi pasi kishin pasur disa muaj me ulje-ngritje.

I ndihmuar nga avokati, 23-vjeçari i sapodiplomuar për Arkitekturë në Universitetin “La Sapienza” iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorit për të rindërtuar ngjarjet e natës midis 25 dhe 26 marsit si dhe për të sqaruar pikat ende të paqarta të vrasjes. Ai sqaroi orën e saktë të ngjarjes, rolin e prindërve të tij, si e ngarkoi trupin në makinë pasi e kishte futur në një valixhe dhe shpjegimin se pse e goditi vajzën e re 3 herë me thikë në qafë të cilat rezultuan vdekjeprurëse.

Pasi kishte pranuar krimin për hetuesit, Samsoni kishte preferuar të mos u përgjigjej shumë pyetjeve të prokurorit. Një marrje kaq e gjatë në pyetje erdhi pas daljes së autopsisë, e cila zbuloi detaje të tjera të vdekjes. Tashmë i takon gjykatës të vendosë më masën e tij të arrestit.

Megjithatë hetuesit janë duke i verifikuar disa nga deklaratat e Samsonit. Vëmendja e policisë dhe prokurorisë është zhvendosur ndërkohë tek mamaja e djalit. Pozicioni i gruas dhe disa deklarata të saj, i kanë vënë në dyshim hetuesit se dhe ajo mund të ketë pasur rol në fshehjen e vrasjes së kryer brenda shtëpisë. Vetë i riu këmbëngul se ka vepruar i vetëm.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al